TIRANË- Kjo është mënyra më e veçantë që kemi parë ndonjëherë për të ruajtur sigurinë në rrugë. Një makinë prej kartoni është vendosur në rrugën e Rinasit.
Me shumë gjasa kjo makinë “policia rrugore” nuk është një dekor, por është vendosur aty për të nxitur drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë.
Është i njohur tashmë fakti se sapo shohin një makinë të Rrugores të gjithë e ulin shpejtësinë. Por a do të funksionojë vertetë ky ‘dordolec’ në rrugë?