Kronikë

“Donte të flinte në krevat me vajzën”, historia e rëndë në Vlorë


               Publikuar në : 20:39 - 14/03/19 |
geliano fataj

Një histori e rëndë është transmetuar këtë të enjte në emisionin investigativ, Fiks fare. Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9-vjeçare, e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Ai sot është duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, për këtë krim makabër ndaj fëmijës së tij, vetëm 7 vjeç në kohën kur është bërë për herë të parë viktimë e dhunës seksuale nga babai.

Vajza, e cila sot është 9 vjeç, është në një gjendje të rëndë psikologjike, jeton në mes të mjerimit me nënën e saj, dy vëllezërit dhe motrën e vogël. Askush nuk kujdeset për ta, askush nuk punon në familjen e saj që jeton në Orikum të Vlorës.

“Dyshoja sepse gjithmonë e shikoja që donte të flinte në krevat me vajzën kur ishte vetëm në shtëpi, madje shpeshherë mua dhe djalin e madh na dërgonte te vëllezërit e mi. I thoja se ti diçka bën me vajzën, por më rrihte e më linte në shesh të vdekur, nuk e pranonte. Vinin fëmijët më hidhnin ujë që përmendesha”, tregon e ëma e së miturës.

Momenti që vulosi abuzimin e të atit me vajzën ishte kapja në flagrancë e bashkëshortes nga dritarja e dhomës. Ajo tregon se shihte bashkëshortin e saj tek abuzonte me vajzën dhe i bënte me shenjë vajzës nga jashtë dritares të mos fliste./Opinion.al

Pas