Aktualitet

“Donte të bëhej doktoreshë”, halla tregon ëndrrën e 17-vjeçares së vrarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 27/11/21 |
Opi Nion

Një nga viktimat e tragjedisë në Gllogjan, ishte edhe një 17-vjeçare, e cila kishte ëndërr të behej mjeke.

Ka qenë halla e saj, ajo që ka folur për ëndrrat e të 17-vjeçares që humbi jetën pas atentatit të ndodhur në Gllogjan, ku persona të paidentifikuar qëlluar me armë zjarri drejt një autobusi që transportonte nxënës.

Laureta Kosumi, ka thënë se vajza ishte duke u kthyer nga shkolla. 17-vjeçarja ishte nxënëse e shkëlqyer dhe kishte dëshirë të bëhej një doktoreshë.

Kosumi tha se familjarët janë të shokuar dhe se gjendja në familjen e viktimës është e rëndë.

Ka qenë 17-vjeçare shkonte shkollën e mjekësisë dhe ka qenë duke u kthyer nga shkolla. Ka qenë orari i shkollës dhe ky ka qenë orari që u kthy çdo ditë me linjë të autobusit, sikurse e kanë gjithë nxënësit. Familjarët janë të shokuar, dhe është një gjendje shumë e rëndë në familje. Ajo asnjëherë nuk ka folur për ndonjë telash për tek linja e autobusit. Dëshira e saj ka qenë të jetë një doktoreshë në të ardhmen”, -tregoi Kosumi për RTK.

Tre persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Kosovë./Opiion.al

Pas