Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka zhvilluar sot seancën e radhës për prokuroren Donika Prela, ish-drejtuese e Prokurorisë për Krimet e Rënda.
Seanca e sotme vjen pas një seance të shtyrë për shkak të arsyeve shëndetësore të Prelës.
Prela u konfirmua në Shkallën e Parë të vetting-ut, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin në Apel, ku kërkon shkarkimin e saj.
Në përballjen e parë me KPA-në, ish-titullarja e Krimeve të Rënda, kërkoi përjashtimin e dy anëtareve të trupës, Natasha Mulaj dhe Ina Rama. Prela tha se kishte nën hetim dy vëllezërit e gjyqtares Mulaj, ndërsa po ashtu kishte hetuar një kushërirë të gjyqtares, Rama.
Por, Kolegji relatoi se është rrëzuar kërkesa e Prelës për përjashtim nga trupa të gjyqtateve Natasha Mulaj dhe Ina Rama./Opinion.al