Zogjtë dhe pëllumbat që ulëshin mbi pemë në një lagje të Bristol, ishin shndërruar në një problem të madh për banorët, deri ditën sa u gjet zgjidhja.
Arsyeja ishte se e kishin të pamundur për të ruajtur makinat e tyre luksoze BMË dhe Audi, të parkuara pranë shtëpive.
Për t’i shpëtuar këtij ‘makthi’, ata mbushën pemët me gozhdë ‘anti-zogj’ me qëllimin për t’i ndaluar që të mos lëshojnë glasa mbi makinat e tyre luksoze.
Gozhdët janë ngulur në degët e pemëve me qëllim që të mos i lejojnë të ulen ose të bëjnë fole në pemë.
Një metodë e tillë u përdor pas kësaj edhe në qendrat tregtare me qëllim që të ruhen blerësit nga ndotja e zogjve.