Ndonëse vajzat dhe gratë eksperimentojnë shpesh me modelet e flokëve janë të shpeshta rastet kur ato i rikthehen dhe pëlqejnë flokët e gjata.
Por që ato të rriten shpejt duhet të keni parasysh disa këshilla për të arritur gjatësinë e dëshiruar dhe gjithashtu që ato të jenë të shëndetshme. Sipas ‘Cosmopolitan’ duhet të zbatoni këto këshilla:
-Prini flokët shpesh, pasi kështu i jepni mundësinë që ato të zgjaten. Heqja e majave të djegura ndikon në zhvillimin e shëndetshëm të flokëve
-Përpiquni të mos e lani flokun çdo ditë me shampo, për shkak se kimikatet ndikojnë në lëkurën e kokës dhe rritjet e flokëve
-Pas çdo dushi është e këshillueshme të shpëlani flokun me ujë të ftohtë
-E këshillueshme është javë të bëni maskë për flokët dhe t’i krihni ato me butësi./Opinion.al/