Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump: Tom Homan do të mbikqyrë sigurinë kufitare

2024/11/11 at 6:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Donald Trump: Tom Homan do të mbikqyrë sigurinë kufitare

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka shpallur një tjetër vendim personeli për kabinetin e tij qeveritar. Tom Homan do të jetë “cari kufitar” i ri, njoftoi Trumpi në rrjetin e tij social “Truth”. Kjo do të thotë se Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.

Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”. Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më i mirë përmbikqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë”, tha Trumpi duke shpjeguar vendimin e tij.

Ndarja e familjeve të migrantëve

Trump ishte mbështetur te Homani që në mandatin e parë të tij: Homani ishte atëherë për një vit e gjysmë kreu i autoritetit të imigracionit ICE. Ai u konsiderua si mbrojtës i vendimit të diskutueshëm për të ndarë fëmijët e emigrantëve të parregullt nga prindërit e tyre. Pas kësaj, ndonjëherë u deshën vite për të ribashkuar familjet. Homan – dhe Trump – më vonë thanë se masa kishte synuar të shërbente si frikësim, në mënyrë që familjet as të mos niseshin për në SHBA.

Dëbim në mënyrë “humane”

Homan, oficer i policisë kufitare me trajnime, komenton rregullisht temën e migrimit në kanalin konservator të krahut të djathtë Fox News. Atje ai njoftoi se autoritetet e imigracionit do të zbatojnë planet e dëbimit të Trumpit në një “mënyrë humane”. Ushtria nuk do të përqendrohet thjesht në grumbullimin e emigrantëve dhe ndalimin e paligjshëm të tyre, “do të jetë një operacion selektiv dhe i planifikuar”.

Burrat dhe gratë e ICE e bëjnë këtë çdo ditë, vazhdoi ai. E bëjnë shumë mirë. “Ne me shumë gjasa e dimë se ku do të jenë ata dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë humane.”

Çështje e rëndësishme e fushatës për Trump

Trumpi e kishte bërë sigurinë kufitare pikë qendrore të fushatës së tij zgjedhore. Ai shpalli synimin e tij për të kryer operacionin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA-së në ditën e parë të presidencës së tij. Trumpi bëri vazhdimisht komente armiqësore për emigrantët e parregullt, duke përfshirë se ata po “helmonin gjakun” e SHBA.

Homan punoi për institutin konservator të krahut të djathtë Heritage Foundation në “Project 2025”, një koncept radikal për të riorganizuar aparatin e qeverisë amerikane me pozicione të ekstremit të djathtë.

Stefanik do të jetë ambasadorja e re në OKB

Trumpi njoftoi gjithashtu një tjetër emërim. Kongresmenia republikane Elise Stefanik do të jetë ambasadorja e SHBA në OKB. Stefanik është “luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar” për politikën America First, tha Trump, sipas një informacioni të New York Post.

Trumpi dëshiron të emërojë ministra pa pëlqimin e Senatit

Është e qartë se presidenti i ri i zgjedhur e ka me ngut për vendimet e personelit dhe nuk dëshiron të ngadalësohet nga anëtarët demokratë të Senatit. Trumpi dëshiron të përdorë një përjashtim për të emëruar ministra pa pëlqimin e Senatit.

Në fakt, emërimet e kabinetit duhet të konfirmohen nga Dhoma e Kongresit. Megjithatë, kreu i shtetit ka të drejtë të emërojë përkohësisht ministrat gjatë pushimeve të seancës së Senatit që zgjasin të paktën dhjetë ditë. Kjo synon të garantojë kapacitetin e qeverisë për veprim.

Në të kaluarën, presidentët amerikanë rrallë e kanë ndjekur këtë qasje. Për shembull, një mosmarrëveshje ligjore mbi emërimin e një ministri nga Presidenti Barack Obama në vitin 2012, bëri që Gjykata e Lartë e SHBA-së të caktonte kohëzgjatjen minimale të pushimeve të Senatit për emërime të tilla në dhjetë ditë./DW

Ju sugjerojmë

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal
Kryesore

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal

3 Shkurt, 2026 10:52 am
Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
Sport

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse

3 Shkurt, 2026 10:21 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

3 Shkurt, 2026 9:21 am
Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
Bota

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

3 Shkurt, 2026 9:06 am
PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë
Kryesore

PD u tërhoq për “Territorialen”, PS duhet të heqë nga rendi zhbërjen e barazisë

3 Shkurt, 2026 8:35 am
Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein
Bota

Çifti Clinton pranon të dëshmojnë në hetimin e Kongresit për Jeffrey Epstein

3 Shkurt, 2026 8:31 am
Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 Shkurt 2026

3 Shkurt, 2026 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

3 Shkurt, 2026 8:28 am
Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Para
KLP: Dënojmë çdo formë presioni ndaj SPAK apo drejtuesit të tij

KLP: Dënojmë çdo formë presioni ndaj SPAK apo drejtuesit të tij

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë dhe Liban; Katari heq dorë nga roli i ndërmjetësit

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë dhe Liban; Katari heq dorë nga roli i ndërmjetësit

Grupi Parlamentar i PD-së propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat!

Grupi Parlamentar i PD-së propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky Ecc dhe Encrochat!

TE FUNDIT

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal
3 Shkurt, 2026

Lideri i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori fjalën në Kuvend duke lexuar nenin 80 të Kushtetutës ku thuhet se afati...

Lexo më shumë

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse

Infantino: FIFA po shqyrton heqjen e ndalimit për ekipet ruse
3 Shkurt, 2026

Në një intervistë për Sky News, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se federata botërore e futbollit po shqyrton heqjen e ndalimit për klubet dhe ekipet...

Lexo më shumë

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë, dënohet me 25 vite burg 34-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
3 Shkurt, 2026

Është dënuar me 25 vite burg 34-vjeçari që porositi një vrasje të mbetur në tentativë për gjakmarrje. Sipas uniformave blu,...

Lexo më shumë

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani
3 Shkurt, 2026

Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com