Stafi i fushatës së Donald Trump ka reaguar pas lajmit të revistës serbe Nedeljnikas, e cila raportonte gjatë ditës së sotme se kandidati republikan për Presidencën e SHBA kërkon falje për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Serbi.
Stafi i Trump mohon që miliarderi të ketë dhënë një intervistë për revistën serbe javore dhe si e tillë kandidati amerikan nuk i ka kërkuar falje popullit serb.
“Z.Trump nuk ka dhënë asnjë intervistë për revistën serbe javore Nedeljnijkas siç është raportuar në mënyrë të gabuar. Ky është një mashtrim dhe do të kërkojmë një përgënjeshtrim nga të gjitha palët e përfshira”, ka thënë këshilltari i komunikimit të Donald Trump.
Më herët ravista raportoi se Trump kishte kërkuar falje për fushatën e bombardimeve në ish-Jugosllavi në vitin 1999 kur Bill Clinton ishte President i SHBA.