Menjëherë pas shkarkimit nga posti i drejtorit të FBI, James Comey në 9 maj të këtij viti, u hapën shumë polemika. Një ndër to ishte hetimet per tradhti dhe nxjerrje të sekreteve shteterore që supozohet të ketë kryer Comey ndaj SHBA-së.
Pas kësaj Mueller u emërua si drejtuesi kryesor për investigimin e çështjes.
Mueller kohët e fundit ka vendosur një grup për investigimin e presidentit të Amerikës, duke dyshuar se Trump mund të ketë bashkëpunuar me Rusët, për manipulimin e zgjedhjeve presidenciale dhe se Comey është kërcënuar për mos kallëzim të situatës.
Në një intervistë për NBCnews, Donald Trump është shprehur : “ Unë jam i pastër nuk kam asgjë për të fshehur. Nuk ka asnjë arsye tjetër përveç asaj që dihet në lidhje më shkarkimin nga posti të Comey. Hamendësimet e bëra së fundmi janë thjesht ideologji të partisë së Hilary Klinton.
Mueller po vazhdon investigimet për Donald Trump dhe mendohet se kërkimet do shkojnë deri në kontrollin e Shtëpisë së Bardhë. /OPINION.AL