Presidenti amerikan, Donald Trump po ndjek me vëmendje zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në Francë. Trump përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ai e ka quajtur “interesant” procesin zgjedhor.
“Shumë zgjedhje interesante janë duke u mbajtur momentalisht në Francë”, ka shkruar Trump.
Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, janë tre nga kandidatët kryesorë për të kaluar në raundin tjetër të zgjedhjeve presidenciale.
Kujtojmë se nga 11 kandidatët vetëm dy më të votuarit nga zgjedhjet e sotme do të garojnë në balotazhin e 7 majit.