Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump mban fjalimin e parë para Kongresit, ja çështjet kryesore që u diskutuan

2017/03/01 at 8:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Donald Trump mban fjalimin e parë para Kongresit, ja çështjet kryesore që u diskutuan

US Vice President Mike Pence (L) and Speaker of the House Paul Ryan (R) applaud as US President Donald J. Trump (C) arrives to deliver his first address to a joint session of Congress from the floor of the House of Representatives in Washington, DC, USA, 28 February 2017. / AFP / POOL / JIM LO SCALZO (Photo credit should read JIM LO SCALZO/AFP/Getty Images)

Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin e tij të parë përpara të dyja dhomave të Kongresit, ku bëri thirrje për reformimin e sistemit shëndetësor dhe për rigjallërimin e ekonomisë.


Fjalimi vjen në një moment të rëndësishëm për një president të ri, të zgjedhur me synimin për të shkundur me shpejtësi Uashingtonin dhe për të bërë realitet premtimet e dështuara të politikanëve të karrierës.

Presidenti tha se ai dëgjoi “lutjet” e popullit amerikan dhe filloi zbatimin e ligjeve të emigracionit, të cilat ai tha se do të rrisin rrogat, do të ndihmojnë të papunët, do të kursejnë miliarda dollarë, dhe do ta bëjnë vendin më të sigurt për të gjithë, shkruan VOA.

Presidenti premtoi sërish se do të ndërtojë një mur përgjatë kufirit SHBA – Meksikë, duke e quajtur atë një armë të efektshme kundër drogave dhe krimit.

Mbrojtja e vendit nga “Shteti Islamik”

Ai tha se ai po ndërmerr masa të forta për të mbrojtur vendin nga “terrorizmi radikal islamik” me shtimin e kontrollit të emigrantëve të mundshëm. Presidenti tha se SHBA nuk mund të bëhet një bazë terrorizmi dhe një foltore për ekstremistët.

Trump tha se ka udhëzuar Pentagonin të hartojë një plan për të mundur Shtetin Islamik, të cilin e quajti një “rrjet egërsirash të paligjshme” që kanë masakruar myslimanë dhe të krishterë, gra dhe fëmijë.

Buxheti ushtarak

Presidenti Trump tha se po i dërgon Kongresit një projektbuxhet që përmban një nga rritjet më të mëdha në shpenzimet e mbrojtjes në historinë amerikane.

Ai tha se burrat dhe gratë e ushtrisë kanë nevojë për mjete për ta mbajtur Amerikën të sigurt dhe për mjetet e nevojshme për të parandaluar luftën. Por, në qoftë se atyre do t’u duhet të luftojnë, – tha ai, – ata duhet të luftojnë për të fituar.

Presidenti bëri thirrje për më shumë shpenzime për veteranët.

Ai prezantoi gruan e një ushtaraku forcave SEAL të marinës që u vra gjatë një sulmi në Jemen, në muajin janar. William “Ryan” Owens ishte ushtaraku i parë i vrarë në betejë gjatë administratës Trump. Gruaja e tij Carryn Owens, i kishte sytë të mbushura me lot, ndërsa u prit me duartrokitje, që zgjatën të paktën një minutë.

“Nëse aleatët e Amerikës duan të dinë se çfarë miku do të kenë, – tha zoti Trump, – mjafton të shihni këta heronj në uniformë ushtarake”.

Politika e brendshme

Presidenti Trump tha se ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë harxhuar triliona dollarë në vende të tjera, vetë infrastruktura amerikane është rrënuar.

Presidenti tha se “Amerika mund të bëhet sërish madhështore vetëm nëse vendos të parët vetë shtetasit e saj”.

Brenda vendit, Presidenti tha se industritë që po zhduken do të rikthehen sërish në jetë, ndërsa veteranët ushtarakë heroikë do të marrin ndihmën që u nevojitet me dëshpërim. Rrugë të reja dhe ura të reja do të zëvendësojnë infrastrukturën e rrënuar, tha ai.

Presidenti u zotua t’i japë fund epidemisë së drogave në vend, dhe t’i japë shpresë dhe rilindje qyteteve dhe rinisë amerikane.

Presidenti bëri një përmbledhje të progresit të bërë që nga inaugurimi i tij, përfshirë angazhimin e kompanive kryesore për hapje vendesh të reja pune, ngrirjen e punësimit në qeverinë federale, si dhe nxjerrjen e SHBA nga Marrëveshja e Tregtisë së Trans-Paqësorit, që ai e quajti “një marrëveshje që vret vendet e punës”.

Fillimi kaotik i Presidentit Trump në detyrë ka bërë që deri tani miratimi i publikut të jetë historikisht i ulët për një president të ri. Vetëm 44 për qind e amerikanëve e miratojnë punën e bërë prej tij, sipas një sondazhi të ri të NBC News / Wall Street Journal.

Politika e jashtme, mbështetje për NATO-n

Lidhur me politikën e jashtme, Presidenti bëri thirrje për një angazhim më të madh dhe të drejtpërdrejtë me botën. Kjo, – tha ai, – është një politikë e rolit udhëheqës amerikan në bazë të interesave jetike të sigurisë që SHBA ndajnë me aleatët.

“Ne mbështesim fuqimisht NATO-n, një aleancë e farkëtuar përmes lidhjeve gjatë dy luftërave botërore që rrëzuan fashizmin dhe Luftës së Ftohtë që mundi komunizmin. Por partnerët tanë duhet të përmbushin detyrimet e tyre financiare. Dhe tani, bazuar në diskutimet tona shumë të fuqishme dhe të sinqerta, ata kanë filluar të bëjnë pikërisht këtë”, tha Presidenti Trump.

Presidenti tha se pret që partnerët e SHBA, qoftë në NATO, në Lindjen e Mesme, apo në Paqësor – të luajnë një rol të drejtpërdrejtë dhe kuptimplotë si në operacionet strategjike dhe ushtarake si dhe të paguajnë pjesën e tyre të shpenzimeve.

Trump tha se SHBA do të respektojnë të drejtat sovrane të popujve:

“Vendet e lira janë mjeti më i mirë për të shprehur vullnetin e popullit dhe Amerika respekton të drejtën e të gjitha vendeve që të hartojë rrugën e tyre. Detyra ime nuk është të përfaqësoj botën. Detyra ime është të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Presidenti Trump tha se Amerika është më mirë kur në botë ka më pak konflikt dhe se duhet mësuar nga gabimet e së kaluarës; “Ne kemi parë luftra dhe shkatërrimet që ato kanë sjellë në botë”, – tha Presidenti.

Përgjigja e demokratëve

Në përgjigjen në emër të demokratëve, ish guvernatori i shtetit Kentucky, Steve Beshear tha: “Presidenti Trump ka injoruar kërcënimin serioz ndaj sigurisë sonë kombëtare nga ana e Rusisë, e cila nuk është mikja jonë, duke na larguar nga aleatët, të cilët kanë luftuar me ne krah-për-krah dhe janë miqtë tanë në një botë të rrezikshme”.

Beshear tha se presidenti mundet dhe duhet të zbatojë ligjet e imigracionit. Por ne, – tha ai, – mund ta mbrojmë Amerikën pa braktisur parimet tona dhe detyrimin tonë moral për të ndihmuar ata që ikin nga lufta dhe terrori, pa ndarë familjet dhe pa kërcënuar në mënyrë të panevojshme ushtarakët tanë, burra e gra, që luftojnë jashtë vendit.

Në emër të demokratëve u përgjigj edhe Astrid Silva, aktiviste e imigracionit, e cila foli spanjisht. Ajo tha se emigrantët dhe refugjatët janë shpirti dhe premtimi i këtij vendi. “Ne nuk jemi vetëm”, tha ajo.

Etiketa: donald trumpfjalimi i parekongresi


Ju sugjerojmë

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
Bota

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

11 Tetor, 2025 10:31 am
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
Kryesore

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

11 Tetor, 2025 10:20 am
Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
Bota

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

11 Tetor, 2025 9:29 am
60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Bota

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

11 Tetor, 2025 9:12 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Kërcënoi Kinën me rritje masive tarifash doganore, Trump: 100% të tjera shtesë

11 Tetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

11 Tetor, 2025 8:22 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 tetor 2025

11 Tetor, 2025 8:18 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Para
Horoskopi, 30 Maj 2016

Horoskopi 1 mars 2017

Këngëtarja ndahet pas gati një viti lidhje me aktorin e njohur

Këngëtarja ndahet pas gati një viti lidhje me aktorin e njohur

E tmerrshme/ Pamje brenda bodrumit ku falsifikohen ushqimet që kemi në tryezë

E tmerrshme/ Pamje brenda bodrumit ku falsifikohen ushqimet që kemi në tryezë
















TE FUNDIT

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
11 Tetor, 2025

Forcat amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael si pjesë e një përpjekjeje për të monitoruar armëpushimin në Gaza, tha...

Lexo më shumë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”,...

Lexo më shumë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
11 Tetor, 2025

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me...

Lexo më shumë

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
11 Tetor, 2025

Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com