Presidenti Donald Trump ka nderuar Kurt Cochran, qytetarin amerikan, që u vra të mërkurën, në sulmin terrorist të Londrës.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Twitter, Trump shkroi se Kurt Cochran është një Amerikan i madh, i cili u vra në aktin terrorist në Londër.
“Faljet dhe ngushëllimet janë për familjen dhe miqtë e tij”, theksoi më tej ai.
Sipas Breitbart London, Cochran dhe e shoqja, ishin turistë dhe mes njerëzve të parë që u goditën nga makina e ekstremistit, që ngiste makinën mes njerëzve në Urën Westminster.
Cochran u vra, ndërsa gruaja e tij ndodhet në spital ku po shërohet nga plagët e marra.