Donald Trump ka paraqitur një letër të lëshuar nga mjeku, që pohon se shëndeti i tij është i shkëlqyer”
Letra e firmosur nga Dr. Harold N. Bornstein i “Lenox Hill Hospital” në Manhattan, ishte e gjatë katër paragrafë dhe përmbante pak rezultate të testeve specifike laboratorike . Letra ishte e ndërtuar në nota krejt të çuditshme, që dukeshin sikur zoti Trump fliste për veten.
“Nëse do të zgjidhej zoti Trump, unë mund të them me bindje se ai do të ishte individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë për president,” shkruante Dr. Bornstein në letrën e tij, që mbante datën 4 Dhjetor, por që u publikua vetëm sot
Kjo letër vjen gjithashtu 11 ditë pasi 69 -vjeçari Trump, kandidati kryesor i nominuar nga republikanët për President, u zotua në Tëitter për lëshuar një raport të plotë mjekësor rreth gjendjes së tij fizike, që siç u shpreh ai ishte perfekte.