Presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA do të mbajnë distancë me njëri tjetrin si masë sigurie për disa ditë.
Lajmin e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë pasi sekretarja e shtypit të zv/presidentit Mike Pence rezultoi pozitive të premten me COVID-19
“Zëvendëspresidenti ka bërë zgjedhjen që të distancohet për disa ditë,” pohoi të martën për gazetarët Kayleigh McEnany, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Pence mungonte në konferencën për shtyp të së hënës përkrah presidentit Trump. Zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë tha se brenda kësaj jave numri i testimeve për COVID-19 në SHBA do të arrijë 10 milioë. Sipas saj këto janë ritme edhe më të mira se Koreja e Jugut sa i përket testimve
Nga numri i viktimave, 29 shtete amerikane kanë konfirmuar numra më të lartë se Koreja e Jugut. Koreja e Jugut ka 52 milionë banorë dhe ka regjistruar më pak se 300 vdekje. Shtetet e Bashkuara me 328 milionë banorë kanë mbi 81 mijë viktima – numri më i lartë të vdekurve nga çdo vend tjetër në botë. /Opinion.al