Ambasadori amerikan Donald Lu ka nisur një takim me Prokuroren e përkohshme Arta Marku në orën 10:00. Më herët ambasadori ka treguar se nuk është dakort me protestën e opozitës dhe ka mbështetur zgjedhjen nga mazhoranca të Kryeprokurores Marku. Madje ai ka sulmuar drejpërdrejt paraardhësin e saj, z. Llalla, duke u shprehur: “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë ka ikur”.
Takimi vjen menjëhere pas marrjes së detyës, nga znj. Marku. Kujtojmë se të hënën e kësaj jave ajo u votua mes protestës në Parlament, dhe të martën hyri në zyrën e rëndësishme të Kryeprokurorisë.