Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e Artë

2017/12/21 at 7:56 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e Artë

Nga Andi Bushati


Pas një takimi të shpejtë me kryeprokuroren e përgjithshme tranzitore, një pjesë e madhe e mediave i kanë kujtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, faktin se ai i ka premtuar me bujë publikut shqiptar arrestimin e peshqve të mëdhej në janarin e ardhshëm.
Por, megjithëse pak gjëra dihen realisht për “sekretet” që ata kanë diskutuar në mes tyre, një gjë është e sigurt, Donald Lu do e ketë shumë të vështirë t’a përmbushë me nder premtimin solemn që ka bërë. Sepse ai sot gjendet në një udhëkryq me vetëm dy rrugëdalje, asnjëra prej të cilave nuk të shpie në destinacionin e treguar prej tij.
E para është ajo që ambasadori ka shprehur si formë garancie për krerët e dy partive opozitare shqiptare gjatë takimeve të së mërkurës. Ai ka thënë pak a shumë se Arta Marku nuk do të jetë në rolin e kamikazes ashtu sikurse pretendojnë PD dhe LSI, por do të kryejë vetëm funksionin e një zyrtareje të përkohshme, që nuk bëhet promotorja e tërmeteve të mëdha. Pra me një fjalë, po të besojmë këtë version të fakteve, jo vetëm në janar, por edhe disa kohë më pas nuk priten të vijnë tronditje sizmike nga institucioni i akuzës. Dhe një gjë e tillë i bën deklaratat e Lu-së të ngjashme me ato të Adriatik Llallës, i cili sa herë që dilte në ekran parathoshte hapjen e dosjeve të padëgjuara më parë.
Rruga tjetër, ose versioni i dytë është që, ashtu siç ka premtuar ambasadori Amerikan, prokuroria në drejtimin e Arta Markut, të fillojë që në janar goditjen e të paprekëshmve të deri sotëm. Por një gjë e tillë do të hapte një problem jo të vogël: Sepse ky institucion, që pas seancës së fundit parlamentare, që prej mënyrës se si u bë përzgjedhja e kryesueses së tij dhe që prej shfaqes së turpshme se si u betua ajo, simbolikisht ka marrë një ngjyrim të fortë. Edhe sikur Arta Marku të mos kishte asnjë dorë mbi dosjet edhe sikur ajo të ishte po aq jashtë sa një UFO në zyrën e prokurorit të përgjigjshëm, për të gjithë vartësit e saj mesazhi “emërimit” nga një parti e vetme do të qe i mjaftueshëm. Në një vend si Shqipëria, ku aftësia më e madhe e zyrtarëve është ajo për t’u përshtatur me frymën që diktohet nga pushteti, politizimi do të qe i pashmangshëm. Nga ky paragjykim, nuk do të shmangej dot, çdo lloj çështjeje që do të guxonte të hapte edhe prokurori më i rëndomtë. Nga ky mallkim nuk do të shpëtonte as gjithë reforma në drejtësi, që menjëherë do të njollosej me akuzat e kapjes prej njërës palë.
Për këtë reformë u propogandua për një kohë të gjatë se ajo do të hapte etapën e tretë të drejtësisë në raport me politikën. Nëse faza e parë ishte ajo e viteve ’90-2000, kur pushteti i Berishës president dhe ai i socialistëve të pas ‘97 i shfrytëzuan prokurorët dhe gjykatat për të spastruar rivalët e tyre politikë, nëse faza e dytë ishte ajo e ballancës për të mos dënuar askënd dhe për të krijuar mitin e “të paprekshëmve”, kjo e treta parashihte një përmbysje përfundimktare të rroleve.
Por, po qe se beteja kundër politikanëve të korruptuar do të niste nga një prokurori e drejtuar nga një zonjë e veshur me kostumin e rilindjes gjithçka në vend që të shkonte përpara, mund të rikthehej në pikën zero. Pra mesazhi që do t’i përcillej publikut do të qe ai një sprapsjeje tragjike në kohët më të errta të drejtësisë të komanduar nga Berisha i parë.
Pikërisht në këtë udhëkryq gjendet sot Donald Lu. Nga njëra anë ai do të donte të mbante premtimin për goditjen e peshqve të mëdhenj në janar. Ama, nga ana tjetër ai e kupton se nëse kjo ndodh nën suazën e një kryeprokuroreje të rilindjes, çdo gjë do të shkonte për dreq. Prandaj znj. Marku nuk është bekimi, por fataliteti i tij. Ai me të nuk e pjell dot vezën e Artë me të cilën na kishte joshur të tërëve./Lapsi.al

Etiketa: andi bushatidonald luveza e arte


Ju sugjerojmë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
Para
Bandat kriminale/ Berisha: Pas Elbasanit do shpërthejë në Shkodër

Berisha: Vota kundër SHBA në OKB, akt i rëndë antikombëtar

Zbuloni cila perëndi Greke jeni, sipas shenjës së horoskopit

Zbuloni cila perëndi Greke jeni, sipas shenjës së horoskopit

Ronaldo apo Messi? Ja 10 golat më të bukur të “El Clasico-s”

Ronaldo apo Messi? Ja 10 golat më të bukur të "El Clasico-s"
















TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com