Në një intervistë online me qytetarë shqiptarë lidhur kryesisht me korrupsionin, Amabasdori Amerikan Donald Lu u është përgjigjur pyetjeve përmes FB. Një nga pikat që e kanë prekur shumë qytetarë, ishte ajo e dekriminalizimit. Në përgjigjen e tij, Ambasadori Lu, ka përmendur ndër të tjera, se miratimi i ligjit të dekriminalizinmit do të largojë shumë politikanë me precedentë penalë.
“Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palet, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë”, i përgjigjet Lu, një qytetari nga Gramshi.