Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur në mbledhjen e kryesisë të zhvilluar ditën e sotme në selinë rozë të ndryshojë disa prej delegatëve në qarqe.
Mësohet se u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohesisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.
Lindita Nikolla do të jetë e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Delina Ibrahimi delegohet në njësinë Nr.5 në Tiranë, Mimi Kodheli në njësinë Nr.8, Tiranë, Blerina Gjylameti në Nr.4, Tiranë, në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë.
Paulin Sterkaj do të delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë, ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës./Opinion.al