Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doli i pastër/ U akuzua si financues i Al-Qaedës, i kërkon Shqipërisë 12 milion dollarë dëmshpërblim

2016/03/09 at 12:50 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Doli i pastër/ U akuzua si financues i Al-Qaedës, i kërkon Shqipërisë 12 milion dollarë dëmshpërblim

Në vitin 2001, biznesmeni arab Yassin Kadi humbi perandorinë e biznesit të ndërtuar në mesin e viteve ’90 në Shqipëri, pasi emri i tij u përfshi në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si financues i terrorizmit.


Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Kadi ka pastruar ‘de jure’ emrin përmes një serie procesesh gjyqësore në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe ka rifituar pasurinë e tij në Shqipëri. Megjithatë, ai ka vendosur të kërkojë një dëmshpërblim të majmë nga Shqipëria me argumentin se “pronat e tij u keqadministruan” përgjatë shtatë viteve që ndodheshin nën sekuestro.

Në shkurt 2016, avokati i Yassin Kadi ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të shkallës së parë një padi kundër Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, AAPSK, të cilat kanë menaxhuar pasuritë e tij gjatë 7 viteve të sekuestros.

Sipas kërkesë­padisë të cilën BIRN e disponon, ai kërkon dëmshpërblim në vlerën e 1.527.330.000 lekëve (12 milionë USD).

Biznesmeni Yassin Kadi nga qyteti Jedahh i Arabisë Saudite e shtriu aktivitetin e tij në Shqipëri nga ndërtimet deri tek financimi për qëllime bamirësie në mesin e viteve ’90. Por bizneset e tij në Shqipëri morën të tatëpjetën pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur Kadi u përfshi në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar për financim të organizatës famëkeqe Al­Kaeda.

Me pasuritë e tij nën sekuestro, Kadi u kujdes fillimisht të rrëzonte akuzat për lidhje me organizatat terroriste. Ai zotëron tashmë një vendim pafajësie të Gjykatës së Drejtësisë në Luksemburg, një vendim për hetimet e mbyllura në Stamboll dhe një tjetër verdikt të Gjykatës së

Distriktit Jugor të Neë Yorkut, ku çështja e tij pushohet për shkak se nuk provohet që Kadi është financues i terrorizimit.

Emri i tij u hoq edhe nga lista e zezë e OKB­së në dhjetor 2012, ndërsa në vitin 2013 qeveria shqiptare vendosi t’i kthejë atij pronat e sekuestruara. Por përmes padisë së bërë në Gjykatë, Kadi pretendon t’i marrë shtetit shqiptar rreth 12 milionë dollarë dëmshpërblim vetëm për administrimin e “Loxhall”, njëra prej 7 kompanive të tij në Shqipëri.

Pretendimet e tij konsiderohen të padrejta nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara. Përmes një shkrese të dorëzuar në Gjykatën Administrative, kjo Agjenci argumenton se pasuritë janë administruar konform ligjit dhe shuma e pretenduar nga Kadi është hipotetike.

Përballja në gjykatë

Kompania “Loxhall” me ortak të vetëm Yassin Kadi është sekuestruar në vitin 2006 dhe është administruar nga shteti deri në vitin 2013. Kjo kompani zotëron mbi 19 objekte të dhëna me qira vetëm në Tiranë dhe një sipërfaqe të madhe toke në zonën periferike të Yzberishtit.

Në kërkesë­padinë e dorëzuar në Gjykatë, avokati i Kadi pretendon se këto prona janë keqadministruar nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara, duke i shkaktuar atij një dëm prej 1.5 miliardë lekësh.

Sipas padisë, Kadi argumenton se llogaritë dhe asetet e tij u vendosën nën sekuestro pasi emri i tij u vendos gabimisht si financues i terrorizmit në listën e OKB­së në vitin 2001­kohë kur në Shqipëri dolën një sërë urdhrash dhe vendimesh për sekuestrimin e pasurive të tij.

Përveç kompanisë “Loxhall”, Ministria e Financave sekuestroi edhe 36 llogari bankare, 6 kompani të tjera, 20 apartamente tek Kullat Binjake në qendër të Tiranës dhe toka e hapësira të tjera në pronësi të Kadi.

Në urdhrat e nxjerrë nga ish­ministrat Arben Malaj dhe Ridvan Bode përmenden shumë llogari bankare në emër të shoqërisë së ndërtimit “Karavan” dhe firmave të lidhura me dy emrat Yassin Kadi dhe Abdyl Latif Saleh, dhe ky një biznesmen që vepronte në Shqipëri dhe dyshohej për financim të organizatave terroriste.

Përveç sekuestrimit, kompania “Loxhall” dhe administratori i biznesmenit Kadi në Shqipëri, Hamzeh Abu Rayyan u përballën edhe me një procedim nga Prokuroria shqiptare. Abu Rayyan u akuzua se i kishte shkaktuar një dëm prej 80 mijë eurosh kompanisë dhe u dënua me 4 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Por më 25 janar të vitit 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se vendimi i Gjykatës së Krime të Rënda duhet të prishet dhe çështja në ngarkim të të pandehurit Hamzeh Abu Rayyan u pushua.

Pas pushimit të hetimeve për administratorin e kompanisë së Kadi, shteti shqiptar i dorëzoi atë të gjitha pasuritë e sekuestruara, proces që përfundoi në tetor 2013.

Megjithatë, biznesmeni arab nuk mbeti i kënaqur.

“Pavarësisht kësaj vendimarrje, sekuestroja mbi pasuritë e paditësit ka prodhur pasoja. Sekuestrimi dhe administrimi i pasurive është bërë në mënyrë jotransparente,” thuhet në akt­padinë e tij.

Yassin Kadi e akuzon Ministrinë e Financave dhe Agjencinë e Administrimit të Paurive të Sekuestruara për fitim minimal nga investimi i shumave të llogarive bankare të investuara në bono thesari. Ai pretendon gjithashtu se asetet e kompanisë së tij u janë dhënë për shfrytëzim palëve të treta me qira më të ulët se sa vlera e tregut, ndërsa një truall prej 22 mijë metrash katrorë në Yzberisht nuk është shfrytëzuar thuajse fare.

“Kjo pasuri është përdorur si mall pa zot, ndërkohë që duhet të ishte përdorur dhe futur në qarkullim civil,”­thuhet në akt­padi.

Kadi pretendon gjithashtu se kjo pronë duhej të kishte përfituar nga plani urbanistik i komunës Kashar dhe nëse do të shfrytëzohej për ndërtim, do të sillte 1.5 bilionë lekë të ardhura.

Por Agjencia e Admininistrimit të Pasurive të Sekuestruara e kundërshton këtë pretendim, duke argumentuar se ligji nuk i jep të drejtën e tjetërsimit të pronave.

“AAPSK si Institucion shtetëror administrues nuk mund të merrte veprime për tjetërsim të destinacionit të pronës prej 22000 m2, sikurse pretendohet nga pala paditëse. Të drejtën e aplikimit për leje ndërtimi e kanë pronarët e truallit në marrëveshje me investitor dhe ndërtues”­ thuhet në argumentat e Ministrisë së Financave.

Përfaqësuesit e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara i kërkojnë gjykatës që të mos marrë parasysh kërkesën e Yassin Kadi, pasi sipas tyre nuk ka fitim të munguar të kompanisë “Loxhall”.

“AAPSK ka rritur pasurinë e palës paditëse dhe në përfundim i janë dorëzuar në cilësinë e fryteve civile të përfituara nga administrimi,” përfundon relacioni i Ministrisë së Financave/ Lindita Cela Birn

 

 



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Intervista me Eni Vasilin/ Rrëfimi tronditës i një nuseje: Ja si i hodha vjehrrës vaj të djegur në vesh bashkë me kunatën

Intervista me Eni Vasilin/ Rrëfimi tronditës i një nuseje: Ja si i hodha vjehrrës vaj të djegur në vesh bashkë me kunatën

Historia e një “rrugaçi” të zbutur/ Nga shitës rrobash në idhull i tifozëve anglezë

Historia e një "rrugaçi" të zbutur/ Nga shitës rrobash në idhull i tifozëve anglezë

Veliaj i përgjigjet Petrit Vasilit: Kaq si merr as Ronaldo. Nuk jap 130 mijë euro për një lojtar që luan 7 minuta

Veliaj i përgjigjet Petrit Vasilit: Kaq si merr as Ronaldo. Nuk jap 130 mijë euro për një lojtar që luan 7 minuta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com