Deputetja e PD, Ina Zhupa ka publikuar në rrjetet sociale një dekalratët të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër.
Në video, Kumbaro i thotë kryeministrit Rama se gjatë punimeve janë gjetur mure, por i kanë sistemuar.
Sipas deputetes, punimet kanë shkatërruar trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës e cila mbrohet nga UNESCO.
Postimi i Zhupës
Dolën gjetje muresh poshtë po u sistemuan?!!
Deklarata shokuese e Mirela Kumbaros teksa i prezanton Rames parkimin nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër.
Gjetje muresh si mund te sistemohen në parkim nentokesor?
Kanë shkaterruar perseri haptazi trashegimi kulturore te nje qyteti te mbrojtur PASURI UNESCO sic eshte Gjirokastra!