Aktualitet

Dokumenti/Zbardhen pikat e marrëveshjes Kosovë- Serbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:16 - 04/09/20 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nënshkruan marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik mes dy shteteve.

Marrëveshja u nënshkrua Zyrën Ovale ku ishte i pranishëm dhe presidenti i SHBA Donald Trump, i cili u shpreh se dita e sotme është historike për popullin e Kosovës dhe Serbisë.

Por, edhe pse është bërë e ditur se marrëveshja ka në fokus bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, “Opinion.al” sjell dokumentin e plotë ku janë të shkruara të gjitha pikat e marrëveshjes të firmosur nga Vuçiç dhe Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas marrëveshjes të dy palët do të angazhohen në: hekurudhën Prishtinë- Beograd, do të krijojnë lehtësime dhe hapjen e pikës e Merdares, do të hyjnë në zonën minishengen, do të njohin diplomat dhe çertifikatat e secilit vend si dhe do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të shfrytëzuar ujërat e liqenit të Ujmanit.

Gjithashtu sipas marrëveshjes palët do të angazhohen ne gjetjet e të zhdukurve gjatë luftës dhe identifikimin e Hezbollah si një organizatë terroriste në të dy vendet.

Në pikën e fundit të marrëveshjes thuhet se Kosova duhet të implementojë një moratorium një vjeçar të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Serbia është detyruar që për një vit të ndalojë çdo lloj fushate për mosnjohje te Kosoves nga vende te tjera dhe mosanëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare./ Opinion.al

Pas