Sot Krishtlindjet festohen nga të gjithë shqiptarët e krishterë, por në komunizëm gjërat nuk ishin kështu.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar sot një dokument që dëshmon urimin e fundit të bërë në Shqipërinë komuniste, pikërisht në vitin 1966, e që prej andej, feja ndali së qëni pjesë e jetës së shqiptarëve, për t’ju rikthyer hapur ritualeve dhe festave pas viteve 90-të me ardhjen e demokracisë.
Urimi i fundit i Krishtlindjeve, 1966.
Më 23 dhjetor 1966, Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopi Damian, përmes një telegrami, i uron Krishtlindjet Kryetarit të Kishës Katolike të Shqipërisë, Imzot Ernest Çobës. Ishin Krishtlindjet e fundit përpara fillimit të periudhës ateiste në Shqipëri. Foto: AQSh.