Aktualitet

Dokumenti/SPAK nis hetimet për Ilir Metën, kërkon formularin e vetëdeklarimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 24/08/22 |
Opi Nion

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur hetimet për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Sipas dokumentit që mban firmën e kreut të SPAK, Arben Kraja,  mësohet se SPAK i ka kërkuar KQZ-së formularin e tij të vetëdeklarimit.

SPAK kërkon kështu nga KQZ kopje të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e Partisë së Lirisë.

Kujtojmë se kjo kërkesë vjen pas njoftimit të Autoritetit të Dosjeve se një politikan i lartë me iniciale I.M. ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërkohë vetë Meta i ka mohuar këto akuza duke thënë se dosja është falsifikuar dhe se në datën 1 shtator do të dorëzojë kallzim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Pas