Një listë e objektivave për goditje bërthamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959 është zbardhur së fundmi nga Sektori arkivor-NSA Archive në universitetin e Georgetown.
Si objektiva ushtarakë në listën prioritare për goditje me bomba termobërthamore ishin dy baza ajrore në Bjellorusi, Bykhov dhe Orsha, por edhe bazat dhe qytetet e rëndësishme për ushtrinë sovjetike, si Berlini Lindor dhe Varshava , ishin në krye të listës.
Në objektivat ballkanikë përfshihej edhe Shqipëria me dy shënjestra: Kuçova, prej aeroportit dhe naftës, si dhe Tirana.
Në këtë vit në Shqipëri ndodheshin ende sovjetikët.
Dokumenti saktëson se Komanda amerikane do të përdorte bombardues dhe bomba me kapacitet nga 1.7 deri në 9 megatonë, çfarë mund të shkaktonte një katastrofë mbi vendet e përfshira në listë.