Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Qeveria fshehu kompaninë që kërkoi 1700 ha tokë me koncension

2016/07/25 at 6:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumenti/ Qeveria fshehu kompaninë që kërkoi 1700 ha tokë me koncension

Qeveria shqiptare përfshihet në një tjetër skandal mashtrimi që ka të bëjë veç të tjerash edhe me raportim të dhënash të pavërteta në Kuvendin e Shqipërisë.

Më datën 14 Korrik 2016, Këshilli i Ministrave depozitoi në Kuvend (me procedurë të përshpejtuar), kërkesën për çeljen e negociatave me një kompani angleze të quajtur “Star Bridge Port Development Ltd”.

Sipas qeverisë, kompania angleze kishte premtuar se do të investonte 5 miliardë dollarë në Karpen të Kavajës për të ndërtuar një ndër portet më të mëdha në Evropë.

Por portali investigativ ‘Hashtag” ka zbuluar se kompania angleze që mburr ministrja Konomi dhe qeveria, në fakt është shitur e gjitha në Singapor.

Dhe shitja ka ndodhur më datën 24 Qershor 2016, pra shitja ka ndodhur në kohën kur burokratët e kryeministrisë po hartonin propozimin për Kuvendin.

Kompania angleze kërkon të marrë me koncension 1700 hektarë tokë në zonën bregdetare të Karpenit në Kavajë, për të zhvilluar projektin e saj.

Sipas qeverisë, kjo kompani ka lidhur marrëveshje me disa korporata të njohura ndërkombëtare që kanë kapacitete financiare dhe përvojë në ndërtimin e veprave të mëdha industriale.

Por ky projekt nisi të shfaqë problemet e para që me raportimin e ministres Ekonomi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Procesverbali i kësaj mbledhje zbulon se disa deputetë e pyetën ministren se si shpjegohej që kompania “Star Bridge Port Development Ltd” kishte të deklaruar në Londër një kapital prej vetëm 100 paund.

Shpjegimi i znj. Ekonomi ishte tepër interesant, sipas saj, duke qenë se kjo ishte një kompani investimesh,  ndodhte shpesh që portofoli i kompanisë mbushej me miliarda, e më pas boshatisej.

Relacioni i qeverisë por dhe raportimi i ministres Ekonomi, vinte theksin tek fakti se kompania aplikante ishte angleze, ndonëse me vetëm 100 paund kapital.

Faximile-1-me-logo

Verifikimi  i HashtagAL në lidhje me poseduesit e kësaj kompanie, zbuloi se kompania angleze që mburr ministrja dhe qeveria, në fakt është shitur e gjitha në Singapor.

Dhe shitja ka ndodhur më datën 24 Qershor 2016, pra shitja ka ndodhur në kohën kur burokratët e kryeministrisë po hartonin propozimin për Kuvendin.

Deri më datën 24 Qershor 2016, pronarë të kompanisë  “Star Bridge Port Development Ltd” rezultonin dy shtetas anglezë, zotërinjtë Mark Edëard dhe Ëilliam Beckett.

Por regjistri tregtar në Londër zbuloi se ndërsa kjo kompani kishte gjetur mbështetjen e qeverisë Rama për projektin, menjëherë në lojë ka hyrë një kompani fantazmë, e cila quhet “One Gate Asia PTE LTD”.

Kjo e fundit rezulton se ka blerë 100% të aksioneve nga dy shtetasit anglezë më datën 24 Qershor 2016.

Kompania blerëse rezulton e regjistruar në parajsën fiskale të Singaporit, çka do të thotë se është e pamundur të diktosh pronarët e saj të vërtetë, çka do të thotë se qeveria ka hyrë në një negociatë të rëndësishme me persona krejt të paidentifikuar, të panjohur(mund të jenë dhe ministra aksionarët e kompanisë në Singapor) dhe ja ka fshehur Kuvendit këtë fakt.

Faximile-2-me-Logo

HashtagAL ju drejtua zyrtarisht Ministrisë së Ekonomisë në lidhje me këtë fakt duke i drejtuar këto pyetje:

-Mbi ç’bazë ministrja Ekonomi deklaroi në Kuvend se kompania aplikante është angleze?
-A ka kryer verifikime ministria?
-A ka dijeni ministria për transferimin e aksioneve të kësaj kompanie në muajin e fundit?

Përgjigja e ardhur zyrtarisht nga Ministria e Ekonomisë ishte kjo:

“Pa parë dokumentin përmes të cilit ju pretendoni për shitje aksionesh, është e pamundur t’i japim një përgjigje kërkesës tuaj” .

Dokumenti që publikon sot HashtagAL është gjurma që orienton se shitja e kompanisë është bërë më datën 24 Qershor, ndërsa transferimi i aksioneve është regjistruar zyrtarisht në regjistrin londinez më datën 5 Korrik.

Përtej megalomanisë së projektit, që sipas qeverisë tonë do e bëjë portin e Kavajës edhe më të rëndësishëm se ai i Roterdamit, transferimi i aksioneve të kompanisë angleze drejt një kompanie misterioze ‘offshore’ është një akt i fshehur nga qeveria dhe që rrëzon automatikisht  pretendimet se kemi të bëjmë me investitorë anglezë.

Rezulton se  kompania aplikante ka pronarë misteriozë, të padiktueshëm, të regjistruar në Singapor dhe qeveria e ka mashtruar Kuvendin kur ka i thënë se pranë saj u interesuan investitorë anglezë.

Habjon Hasani/ HashtagAL

Ju sugjerojmë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Para
Plagosja/ Ja si u qëllua në oborrin e banesës roja i Bashkisë Shijak

Përmet/ Vritet me armë gjahu 28 vjeçari

Veliaj: 48 milionë dollarë investime për 2016

Veliaj: 48 milionë dollarë investime për 2016

Foto/ Këta janë 3 ushtarët që donin të vrisnin Erdoganin gjatë puçit

Foto/ Këta janë 3 ushtarët që donin të vrisnin Erdoganin gjatë puçit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com