Aktualitet

Dokumenti/ Qëlloi me grusht Berishën, del epikriza e 31-vjeçarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 06/12/22 |
Opi Nion

Ka dalë epikriza shëndetësore e 31-vjeçarit Gerti Shehu, i cili qëlloi me grusht gjatë protestës së sotme të opozitës, kreun e PD, Sali Berisha.

Në dokumentin e datës 16 gusht 2022, mjeku që ka trajtuar Shehun ka përcaktuar për 31-vjeçarin diagnozën “Çrregullim psikotik i papërcaktuar’.

Në epikrizë thuhet se familjarët prej kohësh kanë vënë re se i riu kishte shenja ankthi, frikë dhe dyshime pa arsye dhe se Shehu është paraqitur për herë të parë më daë 10 jnar 2018.

Po ashtu bëhet me dije se Shehu kurohet me ilaçe, Risperdal dhe Tegretol.

31-vjeçari Gerti Shehu qëlloi kreun e PD, Sali Berisha teksa ky i fundit po marshonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Menjëherë pas sulmit ai u neutralizua nga bodigardët e Berishës ndërsa drejt tij u sulën edhe mbështetësit demokratë duke e qëlluar me grushta.

Duke qënë se mbeti i lënduar, Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.

Pas