PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë pas ngerçit te krijuar aty për emërimin e anetareve të PD në komisionet e Qendrave të Votimit.
Përmes një njoftimi PD bën me dije se pas shkeljeve të Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës. Sipas PD ata kanë shpërdoruar detyrën duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.
“PD po përgatit kallëzim penal për anëtarët e KZAZ në Vorë. Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki”, njofton PD./Opinion.al