Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Pallatet shumëkatëshe dhe vendimi me gabime i Gjykatës për Shpëtim Gjikën

2017/07/27 at 3:23 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dokumenti/ Pallatet shumëkatëshe dhe vendimi me gabime i Gjykatës për Shpëtim Gjikën

Kryetari i Bashkise se Vlores Shpetim Gjika, duke folur gjate prezantimit te tij si kandidat i PS per Bashkine e Vlores, per zgjedhjet lokale te 8 Majit.

Merr fund maratona gjyqësore për Shpëtim Gjikën dhe të pandehurit e tjerë që u akuzuan për ndërtime të paligjshme me dokumente false në Vlorë. Dy pallatet me shumë kate do të kalojnë në pronësi të shtetit ndërsa Gjika, ndërtuesi, pronari i tokës dhe ish-punonjësja e bashkisë u dënuar me burgim të konvertuar në shërbim prove. Pra, edhe pse masakra urbane në Vlorë është e gjithëpranuar, ish-kryetari për 12 vite i këtij qyteti nuk do të bëjë asnjë ditë burgim.


I vetmi dëm që i ka shkaktuar gjykata Shpëtim Gjikës është se për 3 vite nuk do mundet të marrë poste shtetërore.

Në vendin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjika u gjet fajtor për veprën penale “falsifikim të dokumenteve” (4 vite burgim). Po kështu u gjet fajtor edhe për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës (1 vit) burg.

Ndërsa doli i pafajshëm për “shpërdorim detyre” “ndërtim të paligjshëm”. Edhe pse u gjet fajtor për dy vepra penale të dënueshme sipas kodit penale me 5 vite burg, Shpëtim Gjika nuk do të kryejë asnjë ditë burg pasi në pikën 6 të vendimit të gjykatës thuhet: “Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i dënimit dhe vënia në shërbim prove për dy vite”, shkruan “Opinion.al”.

Po kështu gjykata vendosi sot të shpallë fajtor edhe ndërtuesin Artur Harxhi për vepren penale “falsifikim të dokumenteve”. Sakaq gjykata e shpall të pafajshëm Harxhin për vepren penale ndërtim pa leje. Ashtu si për Gjikën edhe për Harxhin, gjykata vendosi ti konvertohet dënimi në “shërbim prove”.

Ndërsa ish-punonjësja e bashkisë Vlorë, Dorina Sulaj u shpall e pafajshme për të gjitha akuzat që kishte ngritur prokuroria ndaj saj.

Ndërsa për Ridvan Mersinaj (pronari i tokës), i gjetur fajtor për falsifikim dokumentesh, gjykata dha gjithashtu dënimin me burg që konvertohet në shërbim prove.

Sakaq gjykata vendosi që të kalojnë në pronësi të shtetit dy objektet (11 kate secili) të cilat u ndërtuan mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.

Njëri prej objekteve të ndërtuara nga Harxhi dhe që me vendim gjykate do ti kalojë shtetit është në qendër të qytetit të Vlorës, shumë pranë Sheshit të Flamurit (Shih foton).

Prokurori Alber Kulici kishte kërkuar 9 vite burg për Shpëtim Gjikën, ndërsa trupi gjykues i përbërë nga
Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtare-relatore vendosën ta lënë të lirë ish-kryebashkiakun dhe bashkëpunëtorët e tij që ngritën dy pallate me dokumente false në mes të Vlorës, raporton “Opinion.al”.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës ishte arrestuar në 2015 kohë kur pësoi edhe një parainfarkt dhe më pas gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Gjykata tashmë foli, autorët e veprave penale u dënuan por do ta vuajnë dënimin në liri. Sakaq shohim se gjykata në nxitim e sipër të dhënies së këtij vendimi nuk ka pasur mundësi as të bëjë tekstin me “ë”.
/R.D-Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Para
Video/ Shpërthimi i ujërave të zeza, Bashkia: Pushuesit janë kthyer në Ksamil

Video/ Shpërthimi i ujërave të zeza, Bashkia: Pushuesit janë kthyer në Ksamil

Skandal/ Zvarriten hetimet për vdekjen e turistes ruse, policisë i digjet llampa

Skandal/ Zvarriten hetimet për vdekjen e turistes ruse, policisë i digjet llampa

Flet princ William, Diana do të ishte një makth si gjyshe

Flet princ William, Diana do të ishte një makth si gjyshe
















TE FUNDIT

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
12 Qershor, 2026

Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
12 Qershor, 2026

Dashi Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}