Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka depozituar një kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD: Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova.
Në padinë e depozituar pasditen e së hënës në Prokurorinë e Tiranës, Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në audio-përgjimin e publikuar nga PD nuk është i tij.
Agron Xhafaj nuk është parqitur personalisht për të bërë kallëzimin në prokurori. Ka qenë avokati i tij që ka përmbushur këtë procedurë.
Kallëzimi penal ndaj 3 zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji ka edhe një gafë. Geron (Agron) Xhafaj shkruan se Gazment Bardhi deputet në fakt ky i fundit nuk është ligjvenes, por ekspert ligjor ne PD.