Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në Komisionin Qëndror Zgjedhor arsyetimin në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenga, që preket nga ligji për Dekriminalizimin. Siç shikohet edhe nga dokumenti i siguruar nga Opinion.al. Prenga nuk ka deklaruar dënimin e formës së prerë të marrë në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin dhe në autoritetet italiane të Drejtësisë në lidhje me të kaluarën e tij kriminale. Ndërkohë që mësohet se ditën e nesërme KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar relacionin e ardhur nga Prokuroria për rastin e deputetit Armando Prenga.