Kryeprokurori Adriatik Llalla i është përgjigjur me një shkresë zyrtare sot, Kryetarit të Kosmisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa i cili u ankua për parregullsi gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve. Në letrën që Opinion.al disponon thuhet se ” Institucioni i prokurorisë i ka zgjedhur 3 anëtarët e saj për në Këshillin e Emërimeve konform ligjit”. Për më tej, Lalla i sugjeron Xhafës të shkojë në Kushtetuese.
Kujtojmë se shorti për KED u hodh në Kryesinë e Kuvendit dhe në sy të Ilir Metës. Socialistët kanë shprehur rezerva duke pretenduar se Prokuroria nuk zhvilloi garë por çoi në KED njerëz të besuar të Llallës. Kundër kësaj përzgjedhje ka qenë edhe amasadori Lu.
*Letra e Lallës siguruar nga Opinion.al