Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës

2018/04/11 at 4:06 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Mediat ndërkombëtare: Kryeprokurori i Shqipërisë konfliktohet me ambasadorin e SHBA-së

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkurt të 2017-ës, deklaroi përgjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, se ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë të shtetit, ku pavarësisht këmbënguljes së gazetarit Blendi Fevziu, ai preferoi të mos nxjerrë emër.


Llalla tregoi në emision historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, ndërsa i ishte bërë presion për Bankers Petroleum.

(video e intervistës me Llallën në Opinion në 2 shkurt 2017)

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Megjithatë, emri i politikanit që iu kërkua nga Donald Lu të arrestohej, Adriatik Lalla e ka zbuluar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Opinion.al zbuloi një letër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në letër shkruhet: “…Donald Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Më tej, Llalla tregon se ambasadorit amerikan mendonte se arrestimi i tij mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, ish-Kryeprokurori shpjegon: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish-Kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen. Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.

Historia e ngjarjes

Vendimi theksonte se vetë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në afera madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Shefi i diplomacisë amerikane miratoi ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes, Ardjana Llalla dhe fëmijëve.

Vendimi vinte para nisjes së vettingut dhe u komentua gjerësisht si një vetting amerikan për njerëzit e drejtësisë. Ajo që ndodhi më pas i konfirmoi komentet.

Mes ish-kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu pati dukshëm një marrëdhënie të tensionuar. Konseguenca me të cilën ambasadori amerikan e ndoqi rrugëtimin e Llallës, edhe pas largimit nga sistemi i drejtësisë tregon që asgjë nuk ishte rastësi, apo qëndrim spontan.

Në kohën kur ish-prokurori deklaroi largimin nga drejtësia dhe për këtë njoftoi edhe organet e vettingut, ambasadori iu rikthye duke bërë të qartë se historinë e Llallës nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Përmes dy mesazheve në Twitter, Lu reagoi se vendimi për tërheqje nuk i shfajëson ish-zyrtarët nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion, apo shpërdorim.

Reagimi i Adriatik Llallës

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm iu kundërpërgjigj ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Wall Street Journal.

Llalla e akuzoi ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”,-tha ai për WSJ.

Llalla tha për Wall Street Journal se ai nuk dinte se çfarë provash për korrupsion ka SHBA për të, por ai fajësoi Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”,- ka thënë Adriatik Llalla për WSJ.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla.

 

Etiketa: dokumentidonald lukerkesa per arrestimllallameta


Ju sugjerojmë

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
Aktualitet

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

4 Qershor, 2025 3:30 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

4 Qershor, 2025 3:21 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

4 Qershor, 2025 2:04 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
Aktualitet

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

4 Qershor, 2025 1:49 pm
Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit
Aktualitet

Iu gjetën 64 doza drogë, i shiste në lokalet e natës në Dhërmi/ Pranga 19 vjeçarit

4 Qershor, 2025 1:18 pm
Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit/Kërkon rinumërimin e votave në Tiranë
Aktualitet

Ilir Alimehmeti ankohet në Kolegjin Zgjedhor, çështja shqyrtohet më 12 qershor

4 Qershor, 2025 12:58 pm
Para
Kjo këngë do përfaqësojë Botërorin “Rusi 2018”

Kjo këngë do përfaqësojë Botërorin “Rusi 2018”

Video/Armina feston ditëlindjen, puthja me Shkëlzenin pas fishekzjarreve 

Armina Mevlani sulmohet nga Hackers-at, ja mesazhi i blogeres

Mësojeni, ja kush është pija më e mirë për të bërë seks

Këto janë 4 fantazitë më të shfrenuara seksuale të femrave
















TE FUNDIT

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
4 Qershor, 2025

Krahas fotove mbresëlënëse, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se Turi i Kullave është zgjeruar. Më...

Lexo më shumë

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar gjashtë masa sigurie në total në lidhje me një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për...

Lexo më shumë

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
4 Qershor, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025 Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°322...

Lexo më shumë

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
4 Qershor, 2025

“Një aeroport i ri ndërkombëtar në bregdetin e Shqipërisë do të fillojë fluturimet brenda disa javësh në një rajon ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com