Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti jozyrtar i kryeministrit slloven, ndryshime kufijsh në Ballkan

2021/04/16 at 1:41 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumenti jozyrtar i kryeministrit slloven, ndryshime kufijsh në Ballkan

Kryeministri slloven Janez Janša ka paraqitur një “non-paper” me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.


“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë. Ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit – dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve.

Për pikën “a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë” në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën “b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë” vetëm tre. Janša dëshiron të rishikojë edhe konturet e Kroacisë fqinje: “c) Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë” – “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”.

Po boshnjakët?

Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janša atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin ata duhet të marrin përgjegjësinë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëhere nuk kanë pse të hyjnë në Evropë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi.” Boshnjakët muslimanë janë “përkohësisht” në favor të anëtarësimit në BE . “Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamizmit radikal,” thotë Janša, “situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike ”

Tani për tani për këto ide duhet “heshtur” derisa për “planin” të bihet dakord me “vendimmarrësit” në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Letër ogurzezë

Dokumenti shkaktoi tronditjet e para edhe përpara se të bëhej publik të mërkurën në mbrëmje nga portali i djathtë i slloven “necenzurirano.si”. Rishikimi i kufijve, që është tema e kësaj letre ogurzezë, është tabuja e madhe e Ballkanit: një kërcënim i madh për të cilin askush nuk flet. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić Radman shkoi në Sarajevë dhe qetësoi shpirtrat: Kroacia është në çdo rast pro integritetit të vendit fqinj, për ekzistencën e “letrës fantazmë” sllovene nuk ka “asnjë provë”.

Një nga personat të cilëve u ishte drejtuar letra, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, tha se ai nuk mund ta “konfirmonte” se e kishte marrë atë -gjë që nëse flasim me rigorozitet, nuk do të thotë se vërtet nuk e ka marrë.

Dy koncepte kundërshtare

Prej tridhjetë vjetësh në rajon përballen me njëri-tjetrin dy koncepte kundërshtare. Sipas njërit, që është mbisundues, kufijtë mbeten të paprekur; dhe çdo vend zhvillon strukturat e veta demokratike në të cilat kanë vend edhe pakicat etnike. Sipas konceptit tjetër, për të cilin përgjithësisht nuk flitet, kufijtë duhen vendosur sipas kritereve etnike, dhe sunduesit përkatës mund ta qeverisin familjen e tyre kombëtare pa i shqetësuar askush. Nëse shtetet janë “etnikisht të pastër” nuk ka më vend për “kaosin” me të drejtat e pakicave, institucionet apo proceset demokratike të votimit.

Ndikimi i Orbanit

Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE më 1 korrik dhe siç është zakon, kryeministri Janša skicoi në dhjetor në Bruksel, prioritetet e tij. Ballkani është në fokus të tyre. Janša është mjaft i lidhur me Viktor Orbanin, homologun e tij në Hungarinë fqinje. Orbani financon mediat e djathta, që raportojnë pro kryeministrit Janša në Slloveni dhe përmes Lubjanës, bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministrit të së cilës Nikola Gruevski, i cili është dënuar për korrupsion, Hungaria i ka dhënë azil.

Ishte Orbani ai që instaloi të besuarin e tij Olivér Várhelyi si komisionerin e ri të zgjerimit të BE. Në këtë funksion hungarezi merret kryesisht me mundësitë e pranimit të Serbisë fqinje në BE. Në këtë rrjet, nisma dhe “non-papers” të tilla nuk bien më në vesh të shurdhër.

Ndikim i kufizuar

Janša nuk ka gjasa që t’i çojë në Bruksel vërtet përpara ëndrrat e miqve të tij hungarezë dhe serbë. Kreu i qeverisë sllovene nuk gëzon më asnjë simpati që nga prezantimi i tij e fundit para Parlamentit Evropian. Kur eurodeputetët i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve për lirinë e medias në Slloveni, ai këmbënguli që të shfaqte një film; dhe kur parlamenti nuk e pranoi këtë, Janša thjesht shkëputi lidhjen e internetit.

Ashtu sikurse në rastin e komisionerit hungarez Várhelyi, i cili në Bruksel është kryesisht i mënjanuar, strukturat komplekse të BE e bëjnë gjithashtu të mundur neutralizimin e Presidencës sllovene të Këshillit.

Jo thjesht fantazi nxënësi të shkollës së mesme

Sidoqoftë idetë e paraqitura në “non-paper” nuk mund të konsiderohen thjesht fantazi të një nxënësi të shkollës së mesme. Para rreth tre vjetësh Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ndeshi në miratim e vullnet të mirë kur shprehu dëshirat e tij për rregullimin e kufijve në Evropë sipas parimeve etnike: një përfaqësues socialdemokrat për punët e jashtme, një komisioner demokristian për zgjerimin dhe një president i gjelbër i një shteti bëri fushatë për rishpërndarjen e territoret midis Serbisë dhe Kosovës.

Sa më larg nga rajoni që janë hobby-strategët e Evropës, aq më i madh është tundimi për ta prerë nyjën e supozuar Gordiane të “konflikteve etnike” të keqkuptuara me një goditje të vetme. Vetëm ndonjë Princ Bismark nuk po duket aktualisht gjëkundi./DW

 

 

Etiketa: Ballkan kufinj


Ju sugjerojmë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Bota

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

19 Janar, 2026 2:03 pm
Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT
Aktualitet

Drejtori i Burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale, shtrohet në QSUT

19 Janar, 2026 11:38 am
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
Para
Prokuroria mbyll hetimet për dy kandidatë, ja cilave parti iu përkasin

Prokuroria mbyll hetimet për dy kandidatë, ja cilave parti iu përkasin

Berisha: Rama e nderoi Vjosa Osmanin me mungesën e tij në Kuvend

Po nëse humbet PD? Berisha: Përgjegjësia kryesore është e kryetarit

Manastirliu-mjekëve: Bonusi special, deri në ditën e fundit

Manastirliu-mjekëve: Bonusi special, deri në ditën e fundit
















TE FUNDIT

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
19 Janar, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28...

Lexo më shumë

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
19 Janar, 2026

Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump me tarifa të reja doganore në mesin e konfliktit për Groenlandën, ministri i jashtëm...

Lexo më shumë

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
19 Janar, 2026

Qeveria e Irakut ka bërë me dije se forcat amerikane kishin përfunduar një "tërheqje të plotë" nga objektet ushtarake brenda...

Lexo më shumë

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
19 Janar, 2026

Italia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë midis SHBA-së dhe Evropës. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konsiderohet nga udhëheqësit evropianë si një person që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com