Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Ilir Beqaj dhe Bello bllokuan për 4 muaj ilaçin për leuçeminë

2016/06/25 at 2:45 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tenderat, thirret në Prokurori zv/ministri i Shëndetësisë

Krerët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bllokuar për të paktën 4 muaj një ilaç të domosdoshëm për kurimin e leuçemisë dhe qelizave kanceroze të gjakut. HashtagAL disponon një MEMO qarkulluese, informacioni shqetësues i së cilës i ka kaluar disa muaj më parë krerëve më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondit të Kujdesit Shëndetësor.


Bëhet fjalë për ilaçin e quajtur ‘Fludarabine-10mg’ ekskluzivitetin e së cilës e ka pasur kompania Sanofi-Aventis, ndërsa kur kjo e fundit aplikoi në Korrik-2015 për rinovimin e të drejtës së importit të ilaçit, kërkesa u refuzua nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. MEMO-ja zbulon se refuzimi nuk u shoqërua me arsyetim.

Por ndërkohë në lojë kishte hyrë dhe një kompani tjetër e quajtur “Incomed” e cila kërkonte leje për importin e këtij ilaçi dhe kërkesa e kësaj kompanie u aprovua për 48 orë, ndërsa pak më vonë jepet dhe leja e importit.

Por siç zbulon MEMO-ja, kjo leje kishte një problem:

“Ende pa patur nje çmim zyrtar te barit Fludarabine oral 10mg, Drejtori i Agjencise Znj. Alma Skenderaj, ne shkelje te flagrante me ligjin e barnave, autorizon importin e barit Fludara oral 10mg, sipas autorizimit te importit nr. 16529, date 14.07.2015, me nje çmim CIF 430.2 Euro/paketim. Miratimi i cmimit CIF nga Komisoni i Çmimit te Barnave, eshte kusht thelbesor qe paraprin importin e nje bari te autorizuar ne vendin tone. Nese ky cmim nuk eshte i miratuar, nuk mundet kurrsesi te leshohet autorizimi i importit, element perberes i formatit te tij.”, –shkruhet në MEMO”.

Ndërsa më tej MEMO-ja sqaron se çmimi i aprovuar ishte dhe më i lartë:

“Drejtori i Agjencise, tejkalon kompetencat duke leshuar autorizim importi per nje bar te autorizuar (te regjistruar) pa patur nje konfirmim zyrtar te cmimit CIF te barit dhe per me teper me nje diference prej 40.2 Euro/kuti nga cmimi i listes se rimbursimit (390 Euro/kuti kundrejt 430.2 Euro/kuti ne autorizim) dhe nje diference 180.2 Euro/kuti (430.2 Euro – 250 Euro i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave).”, qartëson MEMO-ja.

Faksimile-MEMO-1-700x499

Por pasi jepet kjo leje, kompania Sanofi-Aventis i shkruan Drejtoreshës së Drejtorisë Farmaceutike, znj. Shpresa Bello duke i kërkuar rishikimin e statusit të këtij ilaçi. Këtu nis një histori e re dhe një ping-pong mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Drejtoresha Bello pak më vonë i kërkon kompanisë Incomed të tërhiqej nga loja dhe ndërkohë në lojë hyn një kompani e tretë. Drejtoria e Bellos njofton se këtë kontratë furnizimi do e lidhte me kompaninë “Rejsi Farma”, ndërsa Fondi e kishte lidhur ndërkohë kontratën me kompaninë Incomed.

Nëse do përmblidhnim të gjithë fabulën në pak fjalë, rezulton se Ministria e Shëndetësisë ka bllokuar fillimisht kompaninë e autorizuar dhe më pas mes ministrisë dhe Fondit kanë lindur rivalitete për të lidhur kontrata me dy kompani të tjera.

E gjithë procedura në fjalë, përveç mpleksjes së interesave dhe aprovimit të ilaçit me çmim gati 40% më të lartë se oferta fillestare, ka shkaktuar dhe furnizimin e tregut me këtë ilaç për leuçeminë për të paktën 4 muaj.

FAXIMILE-MEMO-3-700x458

E gjithë fabula është konsumuar në heshtje dhe të gjitha institucionet e përfshira duken tepër të interesuara për të mos bërë publik dokumentacionin që lidhet me këtë çështje.

Ministri Beqaj ka qenë i informuar gjatë gjithë kohës për vonesat, por ai nuk ka lëvizur në zgjidhjen e situatës dhe ka motivuar përplasjen e kulisës mes drejtorëve të tij të cilët shfaqen tërësisht nën ndikimin dhe komandën e tre kompanive farmaceutike të përfshira në lojë. / HashtagAL

KONKLUZIONET E MEMO-s

– MSH/FSDKSH zjedh te perfshije ne listen e rimbursimit nje bar, cmimi i te cilit eshte fillimisht 114 Euro/kuti me i larte (276 Euro cmimi i Zyres se Perfaqesise kundrejt 390Euro/kuti te kompanise Incomed) dhe me pas diferenca rritet ne 140 Euro/kuti (250 Euro cmimi i Zyres se Perfaqesise i miratuar kundrejt 390 Euro/kuti i cmimit te listes, deklaruar nga subjekti Incomed sh.p.k.)

– Subjekti Incomed sh.p.k. i perzgjedhur nga MSH/FSDKSH, nuk ploteson dot kushtet e kontrates per furnizim me kete bar (nje here shprehet per arsye furnizimi dhe me vone se ka qene i detyruar nga Drejtori i Drejtorise Farmaceutike te nderprese kontraten).

– Drejtori i Agjencise, tejkalon kompetencat duke leshuar autorizim importi per nje bar te autorizuar (te regjistruar) pa patur nje konfirmim zyrtar te cmimit CIF te barit dhe per me teper me nje diference prej 40.2 Euro/kuti nga cmimi i listes se rimbursimit (390 Euro/kuti kundrejt 430.2 Euro/kuti ne autorizim) dhe nje diference 180.2 Euro/kuti (430.2 Euro – 250 Euro i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave).

– Drejtori i DF ne MSH, tejkalon kompetencat duke kerkuar heqjen apo perfshirjen e kompanive ne kontratat e furnizimin me barna, duke mos njohur asnje procedure adminsitrative.

– FSDKSH, nxjerr njoftim ne faqen e saj zyrtare se kompania e autorizuar per furnizimin me kete bar eshte vetem Incomed sh.p.k., nderkohe qe edhe subjekti Rejsi Farma sh.p.k. pretendon se edhe ai eshte i autorizuar per barin ne fjale.

– Bari mungoi ne treg per muaj te tere, sepse keto insitucione pervecse abuzojne me cmimin, ia percjellin situaten njeri – tjetrit, pa i dhene zgjidhje.

– Pacienti mbetet pa mjekim, nderkohe qe bari eshte jetik pasi sipas protokollit ai rekomandohet ne Ca, me konsultë të Shërbimit Hematologjik të QSUT.

 

 



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

24 Qershor, 2025 9:15 pm
CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
Bota

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

24 Qershor, 2025 9:11 pm
Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
Bota

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

24 Qershor, 2025 9:07 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Para
Grevë e pazakontë urie në burgun e Drenovës: Duam Reformë në Drejtësi

Grevë e pazakontë urie në burgun e Drenovës: Duam Reformë në Drejtësi

Vajza akuzon të atin: Më ka dhunuar seksualisht për 10 vjet

Vajza akuzon të atin: Më ka dhunuar seksualisht për 10 vjet

Video/ Djemtë e Kombëtares pas mesnate e djegin në lokal tallavaje

Video/ Djemtë e Kombëtares pas mesnate e djegin në lokal tallavaje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
24 Qershor, 2025

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në aksin Fier–Cakran, ku dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
24 Qershor, 2025

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar këtë të martë në studion e Klan News, përballë gazetarit të...

Lexo më shumë

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
24 Qershor, 2025

Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me...

Lexo më shumë

Gjermania zotohet se do ta paguajë “pjesën që i takon” për mbrojtje të Evropës

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
24 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka paralajmëruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e kupton vetëm gjuhën e forcës dhe që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com