Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti II/ Kompania e mikut të Ballës, trafikant droge mori 10 milionë euro për rrugën Tiranë-Elbasan

2018/08/23 at 12:43 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
5 sekretet që ruajnë meshkujt gjatë pushimeve në çift

Pas nënstacionit të Librazhdit, zbulohet një tender tjetër i fituar nga kompania e Edmond Begos, biznesmenit me 5 emra, që është dënuar në Itali me 21 vite burg. Ai ka miqësi me Taulant Ballën, dhe këtë e ka pranuar vetë funksionari i lartë i PS-së.

Partia Demokratike nuk ndalet së denoncuari! Sot ka publikuar të tjera dokumente që faktojnë se kompania e Begos ka përfituar nga fondet publike. Bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Ebasan, ku kompania ka përfituar si nënkontraktore plot 10 milionë euro.

Më poshtë deklarata e plotë e Gent Strazimirit nga selia e PD-së

Tre vjet më parë, si në këtë kohë, i shtrenguar nga presioni ndërkombëtar, Edi Rama u detyrua të nxjerrë një nga një kriminelet e tij nga parlamenti. Por kjo ishte vetëm fasada, sepse bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin mbetet e pacënuar dhe Shqipëria parajsë e krimit të organizuar.
Kjo qeveri ka vënë buxhetin e shtetit në shërbim të trafikantëve të drogës, të vrasësve, të dënuarve për përdhunim dhe trafik vajzash e fëmijësh.


Dokumenti që Partia Demokratike publikoi dje për tenderin 1 miliardë lekë që miku trafikant droge i Taulant Ballës fitoi në Librazhd dy muaj më parë, është vetëm një nga shumë dokumentat zyrtarë që provojnë sesi taksat e shqiptarëve shkojnë për pasurimin e një grushti kriminelësh të lidhur me pushtetin.

Taulant Balla hesht, për të fshehur atë që e mendojnë të gjithë, se është ky personi i pushtetshëm që i ka siguruar trafikantit të drogës akses në paratë dhe pasuritë e shqiptarëve dhe se ky akses në miliona euro është burimi i miqësisë familjare që Taulant Balla ka me ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, që dikur luante futboll me kokat e prera.

1 miliardë lekët e dy muajve më parë për nënstacionin e Librazhdit janë shumë pak në krahasim më paratë e siguruara 3 vitet e fundit, jo nëpërmjet tenderave publikë, por si nënkontraktues i firmave private, që detyrohen nga i pushtetshmi i Partisë Socialiste t’i kalojnë paratë kompanisë së trafikantit të drogës.
Rasti më flagrant është ai i ndërtimit të autostradës së Elbasanit.

Partia Demokratike ka vërtetuar se kompania “Inerte Express” e trafikantit të drogës dhe mikut të familjes së Taulant Ballës ka përfituar 10 milionë euro që nga viti 2015 deri më sot nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Është kjo një nga arsyet pse gjendja për njerëzit e zakonshëm është përkeqësuar dhe mesatarisht 45 biznese mbyllen në ditë, që kur Edi Rama vendosi thundrën në ekonominë shqiptare.

Ti dyqanxhi, biznesmen shqiptar apo i huaj, që psherëtin në kafe dhe thua që leku “është mçef”, kupto që leku nuk është fshehur! Ai shkon në xhepat e trafikantëve të drogës, biznesi i të cilëve shumëfishohet brenda ditës nën kujdesin e veçantë të Edi Ramës dhe taulantëve të tij.


Etiketa: begoedmondtaulant ballatendera


Ju sugjerojmë

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 1:48 pm
Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë
Aktualitet

Qytetarët godasin me vezë makinat e ministrave, përplasje fizike me Policinë

30 Qershor, 2026 12:22 pm
VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë
Aktualitet

VIDEO/ Protestuesit gjuajë me vezë deputetët, policia tenton t’i largojë

30 Qershor, 2026 12:17 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Aktualitet

Protesta, Rama: Korja e shpifur që ka bërë bashkë dështakë të zemëruar…

30 Qershor, 2026 10:44 am
VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Bukuria e bregdetit të Spilles, një nga destinacionet e verës

30 Qershor, 2026 8:39 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për këtë të martë

30 Qershor, 2026 7:52 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi 30 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

30 Qershor, 2026 7:50 am
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
Para
Eno Popi publikon për herë të parë foton e ëmbël të vajzës së tij Liv

Eno Popi publikon për herë të parë foton e ëmbël të vajzës së tij Liv

Kjo është stina kur femrat e shijojnë më tepër seksin

Kjo është stina kur femrat e shijojnë më tepër seksin

Shokon profesori i Harvard: Vaji i kokosit është “helm i pastër”

Shokon profesori i Harvard: Vaji i kokosit është “helm i pastër”
















TE FUNDIT

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
30 Qershor, 2026

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rrezik të shtuar të shpërthimeve të sëmundjeve në Venezuelë, pas...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
30 Qershor, 2026

Apeli i Posaçëm ka liruar nga masa e sigurisë "arrest në burg" Mariglen Qaton, i pandehur në dosjen 5D. Sipas...

Lexo më shumë

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
30 Qershor, 2026

Pak ditë më parë, emri i Orlando Gill njihej vetëm nga tifozët e futbollit në Paraguai dhe Argjentinë. Sot, 26-vjeçari...

Lexo më shumë

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta para Kuvendit/ Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Tensione janë regjistruar me Policisë dhe qytetarëve që protestojnë para parlamentit. Mësohet se Policia ka shoqëruar disa persona që ishin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}