Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti i prokurorisë/ Zbardhet gjithë sherri që çoi në ngjarjen e kobshme të Selenicës: Vjedhja e pulave të detit, dreka dhe videoja shokuese

2018/08/13 at 4:33 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti i prokurorisë/ Zbardhet gjithë sherri që çoi në ngjarjen e kobshme të Selenicës: Vjedhja e pulave të detit, dreka dhe videoja shokuese

Referuar dëshmisë së familjarëve dhe provave në vendin e ngjarjes, prokuroria ka shpjeguar sot në gjykatë, dinamikën e ngjarjes së kobshme të Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau me kallashnikov, kushërinjtë e dytë. Gjatë seances per masën e sigurisë që u zhvillua në Gjykatën e Vlorës, Ritvan Zykaj nuk ka folur asnjë fjalë, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar krimin e rëndë, por nuk ka shfaqur pendesë. Siç shihet edhe në dokumentin e prokurorisë (bashkëngjitur këtij shkrimi) sherri ka nisur për motive banale.

Vasilika Zykaj, që mbeti viktimë  bashkë me të shoqin Besimin dhe dy fëmijët e mitur Sara dhe Ledion, i kishte telefonuar nënës së autorit, Lindita Zykaj, duke i thënë se dy djemte e saj i kanë vjedhur pulat e detit. Sherri është sqaruar mes nënës së Ritvanit dhe Vasilikës. Me atë rrugë, ata janë nisur tek një i afërm që kishte ardhur nga emigracioni. Gjatë drekës, është hapur sërish biseda për vjedhjen e pulave të detit, dhe Ritvani mësohet të ketë dhënë se “nuk i kam vjedhur unë”.

Sakaq, ndonëse familjarët e tjerë kanë vijuar të qendrojnë për drekë, Ritvani është ngritur më herët, ka marrë armën dhe ka shuar 3 familje të të njëjtin trung.

Përkatësisht, vëllanë e gjyshit, Demir Zykaj me të shoqen si dhe dy djemtë e Demirit me gratë e tyre dhe dy fëmijët e vegjël (nipat e Demirit). E gjitha kjo vetëm se Vasilika, njëra prej grave të familjes, ka dyshuar se ai mund të ketë vjedhur pulat e detit.

Po kështu autori, i ka njoftuar familjarët jo ve fjalë por me pamje. Ai ka nisur videon e kufomave, djalit të hallës, dhe ky i fundit ka vënë në dijeni babanë e Ritvanit që sapo kishte dalë nga dreka familjare.

Më poshtë lexoni të plotë dokumentin e prokurorisë mbi ngjarjen e rëndë të Selenicës, ndodhur të premten, më 10 Gusht. /Opinion.al

VIKTIMAT

1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)

2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)

3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)

4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)

5- Sara Zykaj, 15 vjeçe (Vajza e Besimit)

6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)

7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)

8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Ju sugjerojmë

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
Para
“My sweet home”/ Zaimina Vasjari tregon se tashme po jeton mes pasanikësh

“My sweet home”/ Zaimina Vasjari tregon se tashme po jeton mes pasanikësh

Vetëm 100 ditë në pushtet, sot ditë vendimtare për Merkel dhe koalicionin gjerman

Merkel: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Pse shqiptarët tentojnë të vjedhin protestën e rumunëve?

Pse shqiptarët tentojnë të vjedhin protestën e rumunëve?

TE FUNDIT

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
5 Dhjetor, 2025

Kremlini thotë se është duke pritur një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump pas bisedimeve të paqes në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Dhjetor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
5 Dhjetor, 2025

DASHI Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni gjatë gjithë ditës me Venusin në favorin tuaj. Lidhur me punën,...

Lexo më shumë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com