Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti i CIA-s për kampin famëkeq të Tepelenës: Komandanti tiran përdhunonte gratë. Fëmijet vdisnin nga uria e parazitët

2018/04/02 at 4:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti i CIA-s për kampin famëkeq të Tepelenës:  Komandanti tiran përdhunonte gratë. Fëmijet vdisnin nga uria e parazitët

Një dokument i CIA-s i 27 tetorit 1951, i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit 1949 mbaheshin mbi 3 600 të internuar.


Dokumenti tregon gjendjen e vështirë në kamp, numrin e madh të vdekjeve kryesisht në dhe përmend emrin e komandantit të kampit, Xhaferr Pogaçi. Për të thuhet se përdhunonte femrat të cilat nuk pranonin të kishin lidhje intime me të.

PJESE NGA DOKUMENTI i CIA-s

“Janë 3 600 të internuar në kampin e Tepelenës, të cilën janë vendosur aty në vitin 1949, kampi më i vjetër dhe më i madh në Shqipëri, ndërsa në kampin Beden në Kavajë janë 2000 të internuar. 70% e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Vdekshmëria më e lartë është tek fëmijët.

Fëmijët që vdiqën në 1949 ishin binjakët e Lulje Xherxhe (Lulje Nuo Djerje) nga Kopliku, jo më shumë se 1 vjeçarë, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali 1 vjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Xherxhe nga Ljohe, dhe tre fëmijë të Xhuste Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh.

Komandanti i kampit është Xhafer Pogaçi. Ai është një fshatar injorant dhe tiran që ka përdhunuar gra dhe vajza, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Ai dëshiron të shohë fëmijë teksa vdesin.

Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në shtretër druri katër katësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka çati, janë në qiell të hapur. Kampi u siguron një krevat druri dhe një sasi sapuni mujor. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë dhe 65 gram bukë për drekën dhe darkën. Nuk ka asnjë mobilie për të vendosur ushqimet apo veshjet. Asgjë plotësuese as për fëmijët.

Është e vështirë të ruash pastërtinë në këtë kamp. Atyre nuk u jepen fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarve janë të sëmurë, si pasojë e kequshqyerjes, papastërtisë dhe parazitëve, turberkulozi është përhapur shumë. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të sëmundjeve, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër.

Në Shqipëri arrestimet bëhen pa urdhër, masat për burg jepen pa u gjykuar. Të burgosurit e kampit nuk ndahen sipas kategorisë, (kriminele dhe të burgosur politik), vdekja është ultimatum për të gjithë. Rreth dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatës së të rinjve në rajonin e Barbullush. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim që bëri me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje ishte se viktima kishte simpati kundrejt Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi në një takim tha se gjithë zhurma për Jugosllavinë nuk ishte e vërtetë.

Pergatiti Ana Kurti-Gazeta Panorama

Etiketa: ciadokumentkampiTepelenë


Ju sugjerojmë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

3 Gusht, 2025 6:25 pm
Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
Aktualitet

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

3 Gusht, 2025 4:39 pm
Tensionet në Kuvend, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

3 Gusht, 2025 3:49 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Kryesore

Video e Hamasit me pengjet izraelitë/Reagon Netanyahu: Tronditje dhe mizori pa kufij

3 Gusht, 2025 3:36 pm
Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave
Aktualitet

Java nis me reshje shiu dhe ulje të temperaturave

3 Gusht, 2025 3:23 pm
Para
Ja pse duhet të bëni kujdes nga njerëzit të cilët e pinë kafen pa sheqer

Ja pse duhet të bëni kujdes nga njerëzit të cilët e pinë kafen pa sheqer

Gjendet letra në shishe: “Po mbytemi, Jorgjita të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni tek pllaka e fundit në banjo”

Gjendet letra në shishe: "Po mbytemi, Jorgjita të kujdeset për fëmijët. Lekët i keni tek pllaka e fundit në banjo"

Këto janë shenjat e horoskopi bëjnë për njëra-tjetrën

Ja si reagojnë shenjat e horoskopit nga ndarja
















TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com