Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Ulajt

2018/12/17 at 7:35 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Dokumenti dhe njerëzit pas DH Albania nxjerrin zbuluar kompaninë e Ulajt
Autoritetet shqiptare presin ndihmën nga SHBA për të zbuluar kush fshihet pas kompanisë fantazmë që fitoi dy tendera përmes falsifikimit, por një dokument në QKB dhe rrethi i njerëzve pas DH Albania ekspozojnë kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.  

Nga Aleksandra Bogdani BIRN 


 Një javë më parë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri konfirmoi  fillimin e hetimeve penale në Shqipëri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër kompanisë Dunwell Haberman, e cila fitoi përmes dokumenteve të falsifikuara dy tendera me vlerë rreth 28 milionë euro nga institucionet në varësi të Gjiknurit.

“Hetimet shumë shpejt do të nxjerrin kush janë aksionerët e vërtetë, kush e ka krijuar atë kompani apo lidhjet me persona të tjerë…” tha ministri në një konferencë për shtyp.

Të dhënat e siguruara nga BIRN sugjerojnë se autoritetet shqiptare nuk kanë arsye të presin hetimet në Shtetet e Bashkuara për të zbuluar pronarët e vërtetë që fshihen pas kompanisë Dunwell Haberman, e regjistruar në Delawere të Shteteve të Bashkuara. “Gjurmët e gishtave” gjendet në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe tregojnë kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Më 3 dhjetor, pas lidhjes së kontratës me Autoritetin Rrugor Shqiptar për lotin e parë të Unazës së Re, DH Albania, dega në Shqipëri e Dunwell Haberman vendosi hapjen e një Nipti Sekondar me vendndodhje në sheshrrotullimin Shqiponja. Një mandat arkëtimi i depozituar në QKB tregon se aplikimi për hapjen e adresës së re në kantierin e punimeve është bërë nga Gener 2, përmes një juristeje të kësaj kompanie.

Aplikimi i kryer nga Gener 2, i gjendur mes dokumenteve të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga kompania DH Albania nuk është prova e vetme që ngre dyshime se pas DH Albania dhe dy tenderave të fituar prej saj qëndron biznesmeni Ulaj. Një rreth i ngushtë prej pesë personash, të cilët kanë kryer veprime për llogari të DH Albania janë ose punonjës të Gener 2, ose të lidhur me aksionerin e saj.

Bashkim Ulaj është një ndër biznesmenët më të lakuar në Shqipëri dhe kompania e tij Gener 2 kryen aktivitete nga fusha e ndërtimit tek energjia. Në korrik 2018, ajo u shpall fituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar për një vlerë prej 225 milionë euro.

BIRN nuk mundi të kontaktonte me zotin Ulaj deri në botimin e këtij shkrimi. E pyetur nëse ishte në dijeni të lidhjeve të Ulajt me kompaninë DH Albania, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u përgjigj se këtë do ta zbulojë Prokuroria.

“Çështja është në hetim nga Prokuroria, e cila do të zbulojë atë çka ka ndodhur, përgjegjësit për falsifikimin e kryer dhe gjithë transparencën e mundshme për kompaninë,” tha këshilltari për mediat Dardan Malaj.

Njerëzit pas DH Albania

Kompania Dunwell Haberman u themelua më 25 qershor 2018 në Delawere të Shteteve të Bashkuara- e njohur si parajsë fiskale dhe një muaj më pas hapi degën e saj në Shqipëri, DH Albania. Ekstrakti i kompanisë në QKB tregon se përfaqësuesi në Shqipëri i saj është 26 vjeçari Avdjol Dobi.

Vetëm katër muaj pas regjistrimit, DH Albania u shpall fituese e dy tenderave të njëpasnjëshëm. Ajo fitoi lotin e parë të Unazës së Re me vlerë 18 milionë euro si dhe një kontratë rreth 10 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, OST për ndërtimin e një linje të transmetimit të energjisë për të lidhur Burrelin me Peshkopinë.

Suksesi i shpejtë i kompanisë së trumbetuar si amerikane u ngrit mbi dokumente të falsifikuara. Sipas rekordeve të dorëzuara në QKB, Dunwell Haberman pretendonte se ishte themeluar në vitin 1998 dhe se kishte një aktivitet të dendur ekonomik prej qindra milionë dollarësh në tre vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Por më 6 dhjetor, emisioni “Të Paekspozuarit” në News 24 denoncoi kompaninë “fantazmë” se kishte falsifikuar dokumentet për të fituar lotin e parë të tenderit të Unazës së Re. Një përgjigje e Departamentit të Shtetit të Delawere, e publikuar në këtë emision tregonte se dokumentet e dorëzuara në QKB ishin të falsifikuara dhe se kompania nuk mund të kishte bilanc të tre viteve të fundit, pasi nuk ekzistonte para 25 qershorit 2018.

Ekspozimi i falsifikimit solli një ortek reagimesh, ndërkohë që ARRSH dhe OST deklaruan se kishin anuluar kontratat me DH Albania.  Prokuroria e Tiranës në Shqipëri dhe autoritetet amerikane konfirmuan nisjen e hetimeve për të dokumentuar falsifikimet dhe zbuluar autorësinë e tyre.

Por një dokument i dorëzuar në Qendrën Kombëtare tregon se njëra prej procedurave në emër të DH Albania është kryer dhe paguar nga kompania Gener 2.

Më 3 dhjetor 2018, Avdjol Dobi si përfaqësues i kompanisë DH Albania vendosi hapjen e një Nipti Sekondar në kantierin e punimeve në Unazë të Re. Ai autorizoi znj. Ledi Hysenj për të regjistruar adresën e re në Qendrën Kombëtare të Bizneseve.

Një ditë më pas, Ledi Hysenj u paraqit në Bankën Credins dhe pasi pagoi tarifën prej 150 lekësh, e dorëzoi mandatin bankar në QKB. Por në vend të kompanisë DH Albania, mandati bankar për hapjen e adresës në sheshrrotullimin Shqiponja mban përshkrimin “Aplikim Gener 2”.

Avdjol Dobi është pjesë e rrethit familjar të Bashkim Ulajt, ndërkohë që e autorizuara prej tij, Ledi Hysenj është juriste në kompaninë Gener 2.

Përveç Dobit dhe Hysenj, veprime në emër të kompanisë DH Albania kanë kryer edhe noterja Xhevahire Brahaj, përkthyesja Shenda Kruja dhe juristja Blerina Konçi. Të dhënat gjyqësore që BIRN siguroi tregojnë se Brahaj ka kryer një sërë noterizimesh për kompaninë Gener 2. Shenda Kruja rezulton punonjëse e Gener 2, ndërkohë që juristja Blerina Konçi ka kryer aplikime në QKB si për DH Albania ashtu edhe për kompaninë Gener 2.

Hetimet mbi kompaninë

Thuajse 10 ditë pas nisjes së hetimeve për falsifikimin e dokumenteve nga kompania DH Albania, Prokuroria e Tiranës nuk ka ende emra për personat që fshihen pas skandalit. Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës i tha BIRN se hetimi nisi kryesisht, pas denoncimit të rastit në media dhe më pas dorëzuan kallëzimet e tyre edhe OST dhe ARRSH.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal për veprat e “falsifikimit të dokumenteve”, “shpërdorimit të detyrës”, “shkeljes së barazisë në tendera” dhe “mashtrimit”. Ajo i është drejtuar gjithashtu për ndihmë juridike Shteteve të Bashkuara për të vërtetuar falsifikimet.

“Hetimi është i fokusuar në dy drejtime, kompania DH Albania dhe personat e lidhur me të dhe linja e dytë ka të bëjë me dyshimet dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore. Aktualisht, Prokuroria po verifikon dokumentacionin e sekuestruar në OST dhe ARRSH,” tha Imeraj.

E pyetur nëse garancia e kontratës ishte paguar nga Gener 2, Imeraj tha se nuk janë marrë ende dokumentet e sekuestrimeve nga institucionet përgjegjëse.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i vuri në dispozicion BIRN formularin e garancisë së kontratës për tenderat e fituar në ARRSH dhe në OST, për të cilat tha se institucionet e mësipërme kanë filluar praktikën shkresore të konfiskimit.

Sipas dokumenteve, kontrata për tenderin e Unazës së Re është siguruar nga Sigma Interalbanian VIG dhe Sigal Unica Group Austria në emër të DH Albania dhe Biba X në vlerën e 269 574 000 lekëve. Kontrata me OST është siguruar në vlerën e 144 769 317 lekëve në Sigma Interalbanian sërish në emër të DH Albania.

Të dyja institucionet u kanë kërkuar kompanive të sigurimit që të depozitojnë shumat e mësipërme për shkak të zgjidhjes së kontratës. Megjithatë, është ende e paqartë se nga cila llogari kanë dalë paratë e garancisë së kontratës.

 

 

 

Etiketa: dh albaniadokumentikompania e Bashkim Ulajtnjerezitnxjerrin zbuluar


Ju sugjerojmë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm
Atentati në Rinas, kush është viktima
Kronikë

Atentati në Rinas, kush është viktima

11 Nëntor, 2025 3:29 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë

11 Nëntor, 2025 2:33 pm
3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme
Aktualitet

3 vrasje në një ditë, ministrja: Nuk janë mafioze, ngjarje të pashmangshme

11 Nëntor, 2025 2:11 pm
Raporti i DASH për klimën e investimeve, Bardhi: Rama ka kriminalizuar ekonominë
Kryesore

Berisha u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi:Dhunim i të drejtave të opozitës

11 Nëntor, 2025 1:59 pm
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Para
Albërije tregon marrëdhënien e Beatrix me Angelinën

Albërije tregon marrëdhënien e Beatrix me Angelinën

Fëmija i Harryt dhe Meghanit nuk do të llastohet, ja plani i prindërve

Motra e Meghan Markle “e sulmon” publikisht atë dhe Princin Harry

Protesta në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Kavajë, Rama bën ironi: Si francezë

Rama nis dialogun me pedagogë e studentë të Gjeologjikut?
















TE FUNDIT

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
11 Nëntor, 2025

Ky është punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin mafioz ku u...

Lexo më shumë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë kur...

Lexo më shumë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
11 Nëntor, 2025

Gilmando Dani, 47 vjeç, sapo kishte ardhur nga Barcelona në vendin tonë u vra në një atentat mafioz pranë aeroportit...

Lexo më shumë

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën

Spanja përjashton Lamine Yamal, “luftë” e hapur me Barcelonën
11 Nëntor, 2025

Lufta e deklaratave dhe ofendimeve midis Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit vazhdon dhe në qendër të mosmarrëveshjes, edhe një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com