Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti/ Dervishi: Punonjësit e Sigurimit të Shtetit në kazanët e plehrave të ambasadave, merrnin mbeturina e i çonin në shtëpi

2017/01/23 at 10:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti/ Dervishi: Punonjësit e Sigurimit të Shtetit në kazanët e plehrave të ambasadave, merrnin mbeturina e i çonin në shtëpi

Ish-Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument të vitit 1984, i cili tregon se punonjës të Sigurimit të Shtetit, rrëmonin në kazanët e plehrave të ambasadave të huaja në Tiranë, për të nxjerrë gjëra të vlefshme për familjet e tyre.

Me anë të një shënimi në rrjetin social Facebook, Dervishi shkruan se një punonjës i Sigurimit vrojtonte në mënyrë të kamufluar ambasadat e huaja në Tiranë, por përveç kësaj, ai pastronte për nevoja personale kazanët e plehrave, për të nxjerrë nga aty, gjëra të vlefshme për familjen e tij.

Sipas tij, në këto kazanë punonjësi i Sigurimit të Shtetit merrte plaçka të vjetra dhe i çonte në shtëpi.

“Sado që partia tonë heroike e kishte indoktrinuar punonjësin e Sigurimit për jetën keqe që bëhej në Perëndimin “e degraduar” e në “kalbëzim”, prapëseprapë, punonjësi i Sigurimit zhytej në mënyrë sistematike në kazanët e plehrave të ambasadave”, shkruan Dervishi.

Më tej, ai thekson se sigurimi lumturohej teksa nxirrte prej andej ndonjë palë pantallona të vjetra e të ndotura apo edhe ndonjë këmishë të grisur me ngjyra të ndezura.

Dervishi tregon se rasti i vitit 1984 u bë problem në atë kohë, me qëllimin për të trembur punonjësit e tjerë të sigurimit, të cilët edhe ata rrëmonin në plehrat e ambasadave në Tiranë.

Shënimi i plotë:

1984/Punonjësit e Sigurimit të Shtetit në kazanët e plehrave të ambasadave

Një punonjës i Sigurimit të Shtetit vrojtonte në mënyrë të kamufluar ambasadat e huaja në Tiranë. Mirëpo prej kohësh ai bënte edhe një punë tjetër, pastronte për nevoja personale kazanët e plehrave të këtyre ambasadave, duke nxjerrë prej tyre në mënyrë sekrete gjëra të vlefshme për familjen e tij.

Në këto kazanë, punonjësi heroik i sigurimit, me origjinë sigurisht nga zona e parë operative, merrte plaçka të vjetra dhe i çonte në shtëpi.

Sado që partia tonë heroike e kishte indoktrinuar punonjësin e Sigurimit për jetën keqe që bëhej në Perëndimin “e degraduar” e në “kalbëzim”, prapëseprapë, punonjësi i Sigurimit zhytej në mënyrë sistematike në kazanët e plehrave të ambasadave.

Lumturohej teksa nxirrte prej andej ndonjë palë pantallona të vjetra e të ndotura apo ndonjë këmishë të grisur, por me ngjyra të ndezura.

Rasti në fjalë, i vitit 1984 u bë problem në atë kohë për të trembur punonjësit e tjerë të Sigurimit, të cilët edhe ata “kullotnin” dendësisht në plehra në mënyrë të kamufluar.

Dokumenti

kastriot dervishi 

Shënimi në Facebook: 

dervishi 1

Ju sugjerojmë

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
Aktualitet

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

13 Maj, 2025 2:49 pm
Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
Kryesore

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

13 Maj, 2025 2:41 pm
Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
Aktualitet

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

13 Maj, 2025 2:34 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Kryesore

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

13 Maj, 2025 2:26 pm
Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit
Aktualitet

Protesta në ditën e samitit/Berisha: Miqtë që vijnë, të dëgjojnë zërin e popullit

13 Maj, 2025 2:14 pm
Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!
Aktualitet

Tirana pret Samitin e Komunitetit Politik Europian/ Berisha: Në protestë më 16 maj!

13 Maj, 2025 2:03 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Më të grabitura në histori, u diktuan nga krimi

13 Maj, 2025 1:57 pm
Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Samiti Europian në Tiranë më 15-16 maj/Policia njofton: Ja rrugët që do të bllokohen

13 Maj, 2025 1:56 pm
Para
Dyshoni nëse punëdhënësi nuk u paguan sigurimet, ja si ta verifikoni online

Dyshoni nëse punëdhënësi nuk u paguan sigurimet, ja si ta verifikoni online

Video/ Sa kushtoi ceremonia inauguruese e Presidentit Trump?

Video/ Sa kushtoi ceremonia inauguruese e Presidentit Trump?

Video-Opinion/ Limuzina e Trump, makina presidenciale më e blinduar në histori

Video-Opinion/ Limuzina e Trump, makina presidenciale më e blinduar në histori

TE FUNDIT

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
13 Maj, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta pasi kreu i PD, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më...

Lexo më shumë

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
13 Maj, 2025

Ambasadorët e vendeve më të industrializuara, të njohur si vendet e QUINT-it  të kërkuan nga klasa politike në Kosovë që...

Lexo më shumë

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com