Aktualitet

Dokumenti/ Alibeaj ankimon vendimin e Gjykatës që miratoi statutin e Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 04/04/22 |
Opi Nion

Disa ditë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e PD të Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimit.

Gjykata njohu ligjërisht në krye të PD-së Komisionin e Rithemelimit.

Ndërkohë, sikurse kishte paralajmëruar PD ka ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit për miratimin e Statutit të Sali Berishës. Në shkresën e depozituar që mban firmën e Enkelejd Alibeaj në cilësinë e nënkryetarit të partisë, kërkohet prishja e vendimit që i jep drejtimin e partisë Grupit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese.

Kujtojmë se një ditë pas vendimit të gjykatës, PD e kallëzoi në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri, për shpërdorim detyre./Opinion.al

Pas