Rajoni

Dokumenti/ A do të jetë Albin Kurti kandidat për deputet?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:52 - 22/01/21 |
Semiljana Azizi

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në Kosovë i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, përfshirë këtu edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmi është bërë i ditur nga Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes nëpërmjet një letre të postuar në llogarinë e tij në “Facebook”. Në letër thuhet se rekomandohet certifikimi i të gjithë kandidatëve.

Rrustemi, i cili ka qenë edhe anëtar i KQZ-së nga VV, është shprehur  se ky rekomandim s’mund të ndryshohet nga anëtarët e KQZ-së që vijnë nga partitë politike.

Sot KQZ-ja e ka përpara rekomandimin për të certifikuar kandidatët. Çfarëdo veprimi tjetër do të ishte antikushtetues dhe krejtësisht politik për të luftuar një subjekt politik siç është Lëvizja”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se neni 29 i Ligjit për Zgjedhjen ua ndalonte kandidimin personave të cilët kanë qenë të dënuar në 3 vitet e fundit, përfshirë edhe aspirantin për kryeministër Albin Kurti.  Kosova është vetëm pak javë larg zgjedhjeve elektorale, të cilat janë vendosur të mbahen në 14 shkurt./Opinion.al

Pas