Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumenti 8 janar, 1952/ Deklaron Nexhmije Hoxha: “Vetëm një herë jam veshur fashiste”

2017/02/14 at 9:43 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekskluzive/ Zbulohet dokumenti sekret i 1952: Nexhmije Hoxha vallëzonte me kokën e prerë të italianit. Shoqet i bëri prostituta

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar një dokument që mban datën 8 janar të vitit 1952, ku bën me dije se Nexhmije Hoxha ka deklaruar se vetëm një herë në jetë jam veshur fashiste, si dhe daja im ishte ballist e u vra nga partizanët.


Me anë të një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se Nexhmije Hoxha ka qenë anëtare e Partisë Fashiste dhe ky fakt perceptohet nga të tjera fakte.

Ai thekson se deklarimi i datës 8 janar i vitit 1952, tregon se Nexhmija e ka pranuar lidhjen e dikurshme me Partinë Fashiste, origjinën familjare, por edhe faktin se dajën e kishte pasur ballist dhe që ia kishin vrarë partizanët.

“Janë të lutur enveristët apo kategoria që rrjedh nga “njeriu i ri” i epokës së socializmit të paraqitur si avokatë vullnetarë të Nexhmije Hoxhës, ta pyesin kur të duan e si të duan në janë apo jo fjalët e saj këto që përmban ky dokument. Sigurisht ka edhe të tjera”, shkruan Dervishi.

Dokumenti

Nexhmije Hoxha: Këto tre-katër ditët re fundit mua më ka dalë një çështje në lidhje me origjinën. Në autobiografinë e vjetër dhe të re unë kam shënuar nëpunëse e vogël dhe këtë e bazoj se babai im për një kohë të gjatë ka qenë magazinier me 5 napolona në muaj dhe unë në familje një të këtij niveli kam bërë. Por po të shohësh të kaluarën e babait ajo ka qenë e një nëpunësi të vogël. Gjyshërit e babait kanë qenë qiraxhinj dhe në ekonominë e tyre kanë mundur të blejnë ca tokë. Ata ishin 7 vëllezër dhe kanë vënë kështu çiflig. Mirëpo pas luftës ballkanike ata janë shkatërruar dhe shkruan në Turqi. Pas luftës së përgjithshme ne u shpronësuam, fshatarët nuk jepnin më nga toka që punonin nga tona, taksat e tokës u shtuan dhe u ndanë nga babai.
Babai erdhi në Tiranë dhe këtu kemi jetuar me një rrogë pa asnjë të ardhur tjetër, kështu që jetën e kemi bërë me privacione të mëdha.
Në bazë të instruksionit të KQ si origjinë duhet marrë për bazë çfarë jete ka bërë anëtari i partisë. Për sa i përket edukacionit që kam marrë unë në familjen time, nuk ka qenë ai i një familje agallarësh, pse vetë babai tim është një tip tjetër, ai ka qenë nëpunës, arkëtar komune, ka qenë me pikëpamje liberale, në kundërshtim me gjithë qëndrimin e dibranëve të tjerë mua nuk më mbuloi me çarçaf, më dërgoi në shkollë, me një fjalë edukacionin që kam marrë nuk ka qenë ai i një familje agallarësh. Kështu e kam shënuar në autobiografinë time edhe në fletëanketën. Mirëpo na doli një gjë me vajzën e xhaxhait, ajo në të parën e ka vënë qytetare e mesme kurse tani e kishte vënë çifligare në biografinë e saj. Tani unë nuk di si të them për vete, unë sigurisht do ta vë si të jetë nevoja, po vete kështu e kam gjykuar, mendimi tim personal është që se kështu ka qenë situata. Pastaj duhet pasur parasysh se familja e babait tim nuk ka qenë den babaden çifligar.
Një çështje tjetër në biografinë time është se jam regjistruar në “xhioventu fashista”, por këtu kam vetëm një herë kostumit që e kam veshur vetëm një herë, po në manifestime nuk kam marrë pjesë. Nga grupi tonë disa donin të venin në Itali, po me iniciativën time nuk kemi bërë gjë.

Më pas zhvillohet një debat, në të cilën del edhe çështja e dajës. Debati është si më poshtë:

Fiqret Shehu: E ka vënë në autobiografi vrasjen e dajës së saj në luftë me partizanët?

Nexhmije Hoxha: Po e kam vënë. Gjatë luftës ai ka qenë në Dibër. Dibranët organizonin të bënin roje natën me njerëz të grumbulluar nga populli. Edhe ky ka bërë roje një natë me ballistët e Dibrës dhe është vrarë atë natë në një përpjekje me partizanët maqedonas, po ndonjë aktivitet ky nuk ka pasur kundër nesh.

dokumenti 1dokumenti 2



Ju sugjerojmë

Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar
Aktualitet

Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar

27 Korrik, 2025 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 27 korrik 2025

27 Korrik, 2025 8:16 am
Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
Para
Zbardhen fakte të reja/ 4 të dyshuarit u arrestuan mbi provat e grabitjes së …

Zbardhen fakte të reja/ 4 të dyshuarit u arrestuan mbi provat e grabitjes së ...

Grabitja në Rinas/ ‘Komandot hajdut’, kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin

E Fundit/ Ja fotot ekskluzive të autorëve të grabitjes në Rinas

Grabitja në Rinas, befasojnë rojet: I fikëm kamerat e sigurisë sepse donim të pinim kafe në një lokal

Ekskluzive/ Autori i pestë i grabitjes në Rinas, largohet nga Shqipëria bashkë me familjen
















TE FUNDIT

Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar

Vijon zjarri në Borsh, Piqeras dhe Sasaj/Helikopterët mbi flakë, 40 të evakuuar
27 Korrik, 2025

Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore për të neutralizuar zjarret...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 27 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
27 Korrik, 2025

Dashi Dita e sotme sjell energji dhe vendosmëri. Mund të ndihesh më impulsiv se zakonisht, por nëse vepron me maturi,...

Lexo më shumë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com