Te Fundit

Dokumentet e rralla, kur Fatos Nano kërkonte shtëpi ndërsa Gjiknuri arsim të lartë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:44 - 14/09/22 |
Opi Nion

Në pjesën e parë të emisionit të sotëm ju prezantojmë dy dokumente të rralla. Shkresa e parë i takon vitit 1995 dhe tregon, se Fatos Nano, i cili u bë më pas kryeministër i Shqipërisë, parashtronte kërkesën për shtëpi, pasi banesës së tij ekzistuese i kishte dalë pronari i vjetër.

Dokumenti i dytë tregon argumentimin që bënte ish-ministri Gjiknuri për të drejtë studimi. Gjiknuri ka marrë në analizë të hollësishme gjithë biografinë e fisit, për të bindur autoritetet t’i jepnin të drejtën e studimit, që kërkonte.

“Rrjedh nga një familje nëpunësish. Babai im, Lekë Gjiknuri është pedagog në Fakulttin e Shkencave të Natyrës, përgjegjës i katedrës së biologjisë…”, thuhej në fillim të letrës së Gjiknurit.

Më tej ai shtonte se, “Familja jonë rrjedh nga fshati Kudhës i Himarës. Në kohën e luftës ajo ka ndihmuar aktivistët dhe pa rezerva LNÇ. Xhaxhai im Thanas Gjiknuri ka qenë nga partizanët e parë të zonës së Himarës, në fillim me çetën e Bregut, pastaj në Brigadën e V, anëtar partie i vitit 744, më pas oficer pilot, tani pensionit. Gjyshi im, Panajot Gjiknuri, një nga mësuesit e parë të zonës së Himarës ka punuar mbi 40 vjet në arsim, fillimisht në fshatrat e Vlorës, më pas në Tiranë. Është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme. Gjyshja ime, ka qenë dhe është shtëpiake. Xhaxhai i dytë, Napolon Gjiknuri është mjek.

Shkollën 8-vjeçare e kreva në Shkollën “Avni Rustemi”, Shkollën e Mesme e kreva në shkollën e mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” për 4 vjet rresht. Jam përpjekur të kem rezultate të larta në të katër klasat e shkollës së mesme. Më kanë tërhequr më shumë lëndët e karakterit shoqëror…”./Tv Klan

Pas