Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet/ Dhuna në futboll, kush ishin tifozeritë më problematike në stadiume gjatë diktaturës

2018/08/24 at 6:48 PM
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Dokumentet/ Dhuna në futboll, kush ishin tifozeritë më problematike në stadiume gjatë diktaturës

Java e parë e kampionatit të 80-të të futbollit shqiptar qëlloi me një ngjarje të shëmtuar. Sfida hapëse e këtij sezoni, Skënderbeu-Partizani, u nxi nga dhuna që zuri mes tifozerive. Mungesa e policisë u përmend në media si arsyeja e përshkallëzimit të dhunës. Në fakt ndryshimet ligjore të vitit 2017 bënë që për herë të parë policët e rendit të mos ishin më prezent në tribuna, por njëjtë sikurse në botën perëndimore, organizimi dhe mbarëvajtja e ndeshjeve të futbollit t’u lihej në dorë kujdestarëve (stewards) dhe shërbimeve private të sigurisë fizike.


Çdo gjë shkoi mirë në përballjen e Superkupës, Skënderbeu-Laçi…

Por ngjarja e parë e dhunës, që ndodhi në kampionat, bëri që Federata Shqiptare Futbollit ta cilësojë si “amendim të parakohshëm ligjor” ndryshimin e ligjit për “Sportin” dhe njëkohësisht si “lëkundje e sigurisë publike në stadiume”. Fillë pas deklaratës së parë për shtyp, FSHF lëshoi një tjetër komunikatë ku i bënte thirrje Policisë së Shtetit që të “jetë prezente në të gjitha impiantet sportive”. Federata “përdori” ngjarjen e parë të dhunës, për të argumentuar se policia “është më se e domosdoshme për garantimin e sigurisë publike“.

Me komunikatat e bëra për shtyp, Federata nuk bëri gjë tjetër veçse tregoi dhe njëherë se vazhdon të refuzojë së pranuari si problematikë dhunën në sportin shqiptar. Adresimi i kësaj problematike drejt klubeve, institucioneve të kulturës dhe të rendit – si dhe heshtja në sintoni nga ana e këtyre të fundit – është një tjetër tregues i kësaj gjendjeje.

Por duhet thënë se kjo gjendje ka më tepër se 40 vite që vazhdon të jetë kështu.

Po! Eshtë e vërtetë. Dhuna ishte e pranishme në stadiume – dhe jashtë saj – edhe në kohën e komunizmit, pavarësisht se nostalgjia ka deformuar kujtesën në të atillë mënyrë saqë pak-kush të mund ta thotë këtë gjë.

Edhe asokohe sistemi i kaluar – që kishte një sistem policor prej diktature – nuk e pranonte thelbin e problematikës ndërsa e konsideronte dhunën si “shfaqje të huaj”. Regjimi i Hoxhës nuk e pranoi kurrë dhunën në sport si një problem që vinte si fillim prej kulturës dhe nivelit të ulët sportiv – Partia e luftonte profesionalizmin në sport, për qëllime ideologjie, synohej masivizimi dhe jo zhvillimi si profesionist dhe elitar – dhe më pas si pasojë e organizimeve pa meritokraci në gara.

Vitet 1977-1979 përmbajnë disa nga ngjarjet më të shëmtuara të sportit shqiptar, gjë që faktohet nga dokumente zyrtare të shtetit. Në këtë periudhë u përjashtuan me afate të ndryshme – deri përgjithmonë – 30 sportistë, 10 trajnerë dhe 19 gjyqtarë. Pas ngjarjesh të përsëritura të dhunës – kryesisht në futboll – institucionet kryesore urdhëruan mbajtjen e një raporti mbi të ashtuquajturën “shfaqje të huaja në fushën e sportit”. Gjuha e përdorur në këtë raport identifikon si “tifozllik të sëmurë” dhe “vandalizëm” pjesën më të madhe të akteve, ndërsa presionin më të madh për “gjendjen” e “vuajtën” Komiteti i Kulturës Fizike në Sported he Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Për ta kuptuar më mirë se cilat ishin ngjarjet, ja disa prej tyre:

“Në vitin 1977 në stadiumin e qytetit të Shkodrës, gjatë ceremonisë së mbylljes së kampionatit, tifozë të sëmurë hodhën gurë dhe ofenduan ekipin e “Dinamos”, që fitoi titullin kampion”.

“Pas ndeshjes në fushë dhe në autobus, tifozët e rrethit të Vlorës ofenduan dhe goditën me gurë ekipin e futbollit të “Partizanit”. Po në rrethin e Vlorës, menjëherë pas ndeshjes me “17 Nëntorin”, tifozët qëlluan autobusin me gurë duke i thyer xhamat. Në qytetin e Fierit, pas përfundimit të ndeshjes, me “Butrintin” e Sarandës, tifozët e Fierit qëlluan me gurë autobusin, i thyen xhamat dhe plagosën një sportist”

Veprime të kësaj natyre kanë vazhduar edhe në vitin 1978.

“Në qytetin Stalin tifozët qëlluan me gurë dhe plagosën gjyqtarin e ndeshjes.”

Veprime të tilla vazhduan edhe vitin 1979.

“Gjatë lojës, si dhe pas saj, tifozët e Selenicës goditën me gurë dhe llastiqe ekipin dhe autobusin e Bilishtit. Pas ndeshjes midis ekipeve “Dajti” dhe Ylli i Kuq” i Pogradecit, një lojtar i “Dajtit” goditi gjyqtarin anësor.”

“Më 28 shkurt 1979 (ndeshja Besa- 17-Nëntori) tifozët e rrethit të Tiranës dhe të Durrësit, kryen veprime antisocialiste të vagabondazhit ndërmjet tyre e me udhëtarët dhe dëmtuan rëndë trenat e ndërtesën e stacionit të Kasharit.”

Duke risjellë në vëmendje periudhën 1977-79 mundet të kuptojmë se nuk është prezenca e autoriteve të sigurisë, apo “vigjilenca” ajo që mund ta zhdukë dhunën në sporte – sepse kur vjen puna për këtë pjesë, zor se ia merr kush sistemit komunist – por qasja e hapur, e qartë dhe me një politikë me vizion, e cila mund të diktojë/zhvillojë kulturë sportive te futbollistët dhe tifozët dhe po kështu meritokraci në rezultatet e ndeshjeve.

Prandaj, FSHF bën gabim që kërkon të rikthejë policinë në tribuna, pasi në të tillë mënyrë thjesht sa i largohet përgjegjësive dhe nuk e pranuan thelbin e problematikës – mungon vullneti dhe politika e duhur. Po kështu të gjitha institucionet e tjera, bëjnë jashtë mase gabim, që e neglizhojnë këtë çështje dhe lejojnë që fenomeni i shfrenuar i “huliganizmit” të promovohet rëndomtë si mënyra më e mirë për të mbështetur skuadrat e futbollit.

Më poshtë “Raporti” – Sekret – i mbajtur për Këshillin e Ministrave mbi “Disa shfaqje të huaja në sport dhe masat që po merren për evitimin e tyre”. Pjesë e Dosjes nr. 598 – 1979. / Erblin Vukaj.blog

Etiketa: Dhuna ne futbolldiktatura


Ju sugjerojmë

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface
Sport

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
Sport

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

24 Gusht, 2025 5:40 pm
Interi “bllokon” Asllanin, pse shqiptari nuk po prezantohet ende te Torino?
Sport

Interi “bllokon” Asllanin, pse shqiptari nuk po prezantohet ende te Torino?

24 Gusht, 2025 4:24 pm
Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi
Sport

Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi

23 Gusht, 2025 2:43 pm
VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës
Sport

VIDEO/ Shorti i Kupës së Rumanisë trukohet hapur nga zyrtarët e federatës

22 Gusht, 2025 1:36 pm
Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume
Sport

Sot nis kampionati shqiptar, Duka fton tifozeritë në stadiume

22 Gusht, 2025 11:32 am
VIDEO/ Kristjan Asllani kryen vizitat mjekësore, gati prezantimi me Torinon
Sport

VIDEO/ Kristjan Asllani kryen vizitat mjekësore, gati prezantimi me Torinon

22 Gusht, 2025 9:11 am
Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë
Sport

Trajnerët italianë:Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

20 Gusht, 2025 6:30 pm
Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin
Sport

Klubi iranian nuk pret janarin, transferon Jasir Asanin

20 Gusht, 2025 2:16 pm
Para
Një personazh i ri në telenovelën “Dashuri Bardhë e Zi”, që do të ndryshojë gjithçka!

Aslle publikon një mesazh prekës, kujt ja dedikon?

Nëse në lidhjen tuaj po ndodhin këto gjëra, ka ardhur koha për tu ndarë

4 tregues si ta kuptoni nëse partneri ju tradhton ose po mendon t'ju tradhtoi

Ish-deputetja turke kërkon azil në Greqi

Ish-deputetja turke kërkon azil në Greqi
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com