Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dokumentet biometrike, ambasada shqiptare në Greqi njofton për tërheqjen

2021/01/19 at 3:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentet biometrike, ambasada shqiptare në Greqi njofton për tërheqjen

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar ditën e sotme të gjithë shtetasit shqiptarët të cilët kanë aplikuar për dokumente biometrike, pasaporta dhe karta identiteti.

Nisur nga njoftimi zyrtar, bëhet fjalë për të gjitha aplikimet të cilat  janë kryer në periudhën 01.01.2019 deri në 31.12.2019. Mësohet se të gjithë aplikantët kanë afat kohor për tërheqjen dokumentacionit deri më 30 prill 2021.

Ambasada shkruan se afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Njoftimi:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

Në Zyrën Konsullore kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 24 dhjetor 2020. Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 24 dhjetor 2020 dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet tu dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim. Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, situates së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet helene, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.

Tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit

– Numri i telefonit cellular

Theksojmë se nuk nevojitet ridërgimi i kërkesave me e-mail për të gjithë ata qytetarë që pas procedurës së aplikimit pranë Ambasadë kanë depozituar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin me postë të dokumenteve të tyre biometrikë./Opinion.al

Etiketa: ambasada shqiptaredokumenta biomertikegreqinjoftim

Ju sugjerojmë

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje
Rajoni

Iu ngrit aktakuzë për keqpërdorim të detyrës, ministri i Kosovës mohon çdo shkelje

5 Korrik, 2025 6:45 pm
Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…
Aktualitet

Aksioni te “Bankers”/Mbrojtja e ish-drejtorit:Periudha e hetuar, i referohet viteve…

5 Korrik, 2025 6:22 pm
Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura
Aktualitet

Përfundon seanca për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e vendosura

5 Korrik, 2025 6:03 pm
Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë
Sport

Ishte me pushime? Mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës bën bujë

5 Korrik, 2025 5:52 pm
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, dyshohet për 4 të plagosur

5 Korrik, 2025 5:28 pm
Para
“Bëja maska dhe pastroja”,përpjekjet e Rexhepajt për të dalë nga burgu

“Bëja maska dhe pastroja”,përpjekjet e Rexhepajt për të dalë nga burgu

Arrestohet protestuesja,dyshohet se do i shiste Rusisë laptopin e Pelosit

Arrestohet protestuesja,dyshohet se do i shiste Rusisë laptopin e Pelosit

COVID-19 në Shqipëri/Regjistrohen 562 raste të reja dhe 8 viktima

COVID-19 në Shqipëri/ 586 raste të reja, regjistrohen 6 viktima

TE FUNDIT

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

“Kushte çnjerëzore”, Ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
5 Korrik, 2025

Gazetari Ihar Karnei ishte me humor të mirë atë mëngjes të së hënës, dy vjet më parë, kur u nis...

Lexo më shumë

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
5 Korrik, 2025

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë bllokuar një mjet lundrues tip skaf dhe kanë ndëshkuar me...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
5 Korrik, 2025

“Pas pesë ditësh në përballje të vazhdueshme me flakët, vatra e zjarrit në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Elbasan është...

Lexo më shumë

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
5 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë 24 palestinezë në Rripin e Gazës të shtunën, përfshirë 10 njerëz që po kërkonin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com