Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doktor Skerdi tregon njohjen me bashkëshorten që në shkollë të mesme: 16 vjeç i kam dhënë puthjen e parë

2024/02/13 at 3:40 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Doktor Skerdi tregon njohjen me bashkëshorten që në shkollë të mesme: 16 vjeç i kam dhënë puthjen e parë

I ftuar këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan, ka qenë mjeku kirurg, Skerdi Faria,CEO i KEIT Day Hospital i cili ka folur për njohjen me bashkëshorten e tij. Ai u shpreh se në fillim ajo e ka pasur inat dhe kishte krijuar një lloj antipatie për të, por më vonë gjërat ndryshuan dhe ata nisën një rrugëtim të bukur dashurie, e me plot sfida.

Faria kujton puthjen e parë që i ka dhënë gruas në faqe, në moshën 16-vjeçare, teksa flet gjithashtu edhe për kohën kur ishin të dy në universitet: njëri në Tiranë, kurse tjetri në Gjirokastër. Ai duhet ose të udhëtonte nga Tirana për në Gjirokastër, një udhëtim që zgjaste mbi 10 orë, ose të lidhej me thirrje telefonike, për të pasur një lloj kontakti me njëri-tjetrin.

Edhe kur u martuan, sakrificat nuk mbaruan, pasi Skerdi Faria emigroi për në Itali, kurse bashkëshortja e tij duhet të qëndronte në Shqipëri, ndërsa rrëmujat e ’97-s kishin kapluar vendin

Skerdi Faria: Jemi njohur në bankat e shkollës, në shkollë të mesme. Dhe ime shoqe… unë jam rritur në Ballsh, kam lindur në Tiranë. Në moshën 2-4 vjeçare, prindërit e mi më sollën në Ballsh sepse kanë qenë mësues të dy. Dhe ajo vjen nga një fshat i Fierit, në Topojë quhet fshati, vjen në Ballsh për të studiuar, për të bërë shkollën e mesme tek halla e saj. Ka ardhur dhe me vonesë në shkollë, nuk ka ardhur me datë 1 shtator, por e ka filluar nja dy javë më vonë. Krijoi një farë antipatie ndaj meje, nuk e di se për çfarë arsyeje. Nuk është se na ngjiste muhabeti si shokë klase, që ishim; ishim kalamaj. Pastaj në moshën 16-vjeçare, gradualisht filloi duke i pëlqyer unë. Nuk e harroj, pastaj mësuesët na ndryshuan. Mësuesi kujdestar na ndryshoi bankat, na vuri të dyve në një bankë: në bankë të fundit. Aty u çukulepsëm më tepër, si i thonë asaj punë. Mbaj mend që në moshën 16-vjeçare i kam dhënë të puthurën e parë në faqe. E kupton, si hu. Edhe që aty ka nisur rrugëtimi ynë bashkë, pastaj në shkollë të lartë, ajo vazhdoi për mësuesi në Gjirokastër, kurse unë për Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Ka qenë viti ’89 kur filluam ne shkollën e lartë. Atëherë ishte një tren që vinte nga Tirana në Fier, pastaj nga Fieri në Ballsh një tren tjetër dhe nga Ballshi për në Gjirokastër ishte një autobus. Për të marrë nga Tirana deri në Gjirokastër, ose anasjelltas, ishin nja 10 orë të mira rrugë, a mos më tepër. Edhe takoheshim rrallë me thënë të drejtën, prej largësisë, mundësisë financiare, se atëherë nuk kishte as hotele, as gjëra.

Katerina Trungu: Si flisnit, me telefon? Nuk e di. Si ka qenë në ’89.

Skerdi Faria: Linim ose letra, ose linim takim tek posta sepse ka pasur thirrje telefonike dikur. Ti dërgoje në qytetin tjetër një si thirrje telefonike dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, të dy, prezantoheshit në telefon, njëri andej e tjetri këtej. Dhe ajo thoshte: “Ke 2 minuta, 3 minuta për të folur”, edhe iku ajo gjëja, mori fund.

Katerina Trungu: Pra 2 minuta kohë, t’i thoshe të gjitha çfarë kishe për t’i thënë.

Skerdi Faria: Sot njerëzit nuk bëjnë punë tjetër, vetëm shkruajnë mesazhe. Kurse dikur ishte më e koncentruar gjëja.

U martuam shpejt, në ’96-n. Dhe në ’97 pas martese unë iki në Itali, para se të fillonin rrëmujat këtu. Pata fatin që ika. Ajo i kaloi rrëmujat këtu, për fat të mirë pa probleme. Dhe familja ime, arrita që t’i bëja bashkim familjarë ta merrja në Itali, pastaj mora prindërit e të gjitha dhe vazhduam jetën atje. Fëmijët kanë lindur të 2 andej, goca në 2001-shin, djali në 2006-n. Janë lindur dhe janë rritur atje. Fryti i dashurisë.

Ju sugjerojmë

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
Bota

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

25 Maj, 2025 4:09 pm
Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
Aktualitet

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

25 Maj, 2025 3:53 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
Kronikë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

25 Maj, 2025 3:23 pm
Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher
Sport

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

25 Maj, 2025 3:04 pm
Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese
Bota

Moti i keq në Australi/ 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

25 Maj, 2025 2:51 pm
Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia
Kronikë

Transportonte kokainë/ Shqiptari përplaset për vdekje gjatë arratisjes nga policia

25 Maj, 2025 2:31 pm
“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA
Bota

“Lufta” me Harvard, Trump:Disa studentë vijnë nga vende që nuk janë miqësore me SHBA

25 Maj, 2025 2:16 pm
Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë
Aktualitet

Sugjerimi i Forbes: Blini shtëpi në Vlorë

25 Maj, 2025 2:09 pm
Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 20 viktima në Gaza

25 Maj, 2025 2:03 pm
Para
Depo armësh në dyqan, pronari ‘kyç’ gojën në polici

Depo armësh në dyqan, pronari ‘kyç’ gojën në polici

Trump i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë në çështjen e imunitetit

Trump i kërkon Gjykatës Supreme të ndërhyjë në çështjen e imunitetit

Ministri hungarez: Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet të kushtëzohet me Kosovën

Ministri hungarez: Anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet të kushtëzohet me Kosovën

TE FUNDIT

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
25 Maj, 2025

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) me seli në Strasburg është përgjegjëse për respektimin e Konventës Europiane të...

Lexo më shumë

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024

Fëmijët në situatë rruge, 240 raste në vitin 2024
25 Maj, 2025

Të mitur që kërkojnë lëmoshe, që lajnë xhamat e makinave, e të tjerë që mbahen në krah nga nënat teksa...

Lexo më shumë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
25 Maj, 2025

Nga Aurenc Bebja Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit

Aksioni i policisë te Gjiri i Lalzit,Gjykata e Durrësit jep masat për të arrestuarit
25 Maj, 2025

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë dy ditë më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com