Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Doja t’i fusja një shpullë ta qetësoja”/ Dëshmia e autorit të vrasjes së Egli Progës: Ishte i dehur, s’e mbanin këmbët!

2024/08/15 at 10:36 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Doja t’i fusja një shpullë ta qetësoja”/ Dëshmia e autorit të vrasjes së Egli Progës: Ishte i dehur, s’e mbanin këmbët!

Është zbardhur dëshmia e plotë e Denis Meçe, 29-vjeçarit i cili akuzuohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga, ngjarje e ndodhur më 10 Gusht në qytetin e Pogradecit.

Denis Meçe ka deklaruar në dëshminë e tij se nuk njihej me viktimën dhe se janë përballur rastësisht në lokal.

Sipas tij ata kanë qenë të dy në gjendje të dehur dhe ka qenë viktima ai i cili e ka ofenduar.

Meçe ka kërkuar që të zbardhet e vërteta, pasi sipas tij nuk ka pasur qëllim për ta vrarë, por as për t’i shkaktuar ndonjë lloj dëmtimi.

”Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, nuk e mbaj mend mirë orën, kam qenë në Pogradec dhe kam folur në telefon me shtetasin Klodi G., për t’i takuar dhe ai më tha thënë’ hajde në X lokal. Kam shkuar atje dhe ai ishte ulur te një tavolinë jashtë me një burrë të moshuar, por ai më pas iku. Më pas në tavolinë ka ardhur dhe një taksixhi. Atje kemi biseduar për marrëdhënie pune për pasagjerë nga shteti gjerman dhe po pinim birra. Gjatë kohës që ishim ulur atje, pas 3 orësh, vjen ky djali. Emrin nuk ia dija, por e njohja si fytyrë (Eglantin Proga).

Ai na ka përshëndetur dhe ka hyrë në lokal. Në një moment mua më kanë mbaruar cigaret dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë pronarit të lokalit për cigare. Atje ky djali më ka thënë; ja se ta dredh unë një dhe për respekt ia mora. Unë kam marrë cigaren dhe sa kam kthyer kurrizin ky më shau duke më thanë; “të q…racën”. Unë nuk ja kam vënë veshin dhe kam dalë jashtë dhe jam ulur te tavolina ime. Më pas ai ka vazhduar të shante në drejtimin tim me të njëjtën sharje. Ofendoi dhe Klodin duke e thirrur në emrin e të ëmës, por edhe ai nuk ia vuri veshin. Duke qenë se kjo situatë vazhdoi, kam hyrë brenda dhe i kam thënë; hajde pak jashtë të flasim. Ai më tha; “po hajde se çfarë do më bësh, do më hash k…”.

Dolëm jashtë. Unë kam dashur që t’i fus një shpullë ta qetësoja, por sa i jam afruar kam ngritur dorën, ai është rrëzuar në tokë dhe nuk u ngrit më. Mua nuk më është besuar hiç dhe pasi jam frikësuar nga situata, jam larguar. Dua të them se unë kisha gjithë ditën që konsumoja alkool dhe mesa pashë dhe ai ishte i dehur. Rrugës për në fshatin Buçimas kam ndaluar makinën time në krah të rrugës dhe kam fjetur pasi isha i dehur. Kur më ka dalë gjumi, mora në telefon avokatin duke i thënë se çfarë kishte ndodhur pasi kisha merak dhe ai më tha që personi i dëmtuar kishte ndërruar jetë. Në këtë moment i kam thënë avokatit; eja më merr dhe më shoqëro për në komisariat, sepse dua të jap deklarimet time.

Dua të theksoj se nuk kam pasur konflikte me personin e dëmtuar, as nuk kam pasur njohje me të. Nuk kam pasur konflikte me personin e dëmtuar dhe nuk kam pasur njohje me të. Kam dashur që ti tërheq vëmendje, por ai ishte i në gjendje aq të dehur sa me zor i mbanin këmbët. Unë isha shumë i dehur, nuk e di se si u rrëzua. Ndihem i penduar edhe pse kam qenë në gjendje të dehur. I kërkoj falje familjes dhe kërkoj që të zbardhet e vërteta, pasi siç e thashë jo vetëm që nuk kam pasur qëllim për ta vrarë, por as për t’i shkaktuar ndonjë lloj dëmtimi. Aktualisht jam i rënduar psikologjikisht dhe nuk mund të jap të dhëna të tjera për shkak të gjendjes psikologjike, pasi jam edhe i shokuar”, tha Meçe.

Ju sugjerojmë

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Dy motra u përndoqën online, e mitura u largua nga shtëpia/ Vocaj: U arrestua autori, fëmija iu dorëzua familjes

Krimi kibernetik, në pranga disa persona/ Vocaj: Shantazhonin në rrjetet sociale vajzat e mitura dhe iu kërkonin shuma parash

Klononin karta krediti dhe ndërhynin në sistemet kompjuterike duke vjedhur para në institucione financiare, arrestohen 3 rumunë në Tiranë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak

TE FUNDIT

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
17 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Turmp ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me përplasjet midis Iranit dhe Izralit. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
17 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ka pritur ditën e sotme në një takim, djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit....

Lexo më shumë

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
17 Qershor, 2025

Lindja e Mesme po kalon një kohë ku luftrat kanë shpërthyer në disa fronte. Njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën...

Lexo më shumë

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
17 Qershor, 2025

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com