Banka Botërore ka publikuar ditën e sotme raportin “Doing Business” për vitin e fundit, i cili përfshin ekonomitë e 190 vendeve të botës.
Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 82 duke humbur 19 pozicione nga një vit më parë. Shifra këto që tregojnë një përkeqësim e të bërit biznes në Shqipëri vetëm në harkun e një viti.
Në raport shkruhet se Shqipërisë rriti besueshmëri e Sektorit të Energjisë duke ngritur një sistem automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e shërbimit. Reforma që prekin indikatorët e punësimit janë të përfshira, por nuk ndikojnë në renditjen e të bërit biznes. Në renditje janë marrë parasysh dhe reformat në taksa që janë implementuar në vitin kalendarik Janar 2018-dhjetor 2018
Ndërkohë, Kosova renditet në vendin e 57. Në krye të listës së Bankës Botërore qëndrojnë Zelanda e Re, Singapori dhe Hong Kongu, ndërsa në fund të kësaj liste janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela.
Në fund të listës, ndërkohë janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela. Në këtë renditje, Kosova renditet në vendin e 57.