Pas më shumë se 1 muaj kërkimesh, policia ka arritur të arrestojë Bledar Trëndafilin, i cili dogji me benzinë ish-bashkëshorten e tij Melisa Trëndafilin.
Mësohet se autori u kap në qytetin e Korçës, ndërsa prej më shumë se 1 muaji iu fsheh policisë pas kryerjes së aktit të rëndë.
Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku i hodhi benzinë ish-bashkëshortes dhe i vuri flakën.
Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij mbeti e plagosur nga ngjarja e rëndë.