TIRANE- Desara Mancellari ka fituar lirinë në gjykatën e Apelit. Siç shihet edhe në këtë foto të publikuar prej saj në rrjete sociale, 22-vjeçarja gjendej në shtëpi së bashku me të atin. Ajo çka bie në sy është byzylyku i sigurisë i vendosur në këmbën e vajzës, i cili monitoron lëvizjet e saj. Desara Mancellari pas një konflikti me të dashurin dogji 4 makinat e familjes së tij në shenjë hakmarrjeje.